Vazhdojnë ceremonitë për viktimat në Smolensk
Një javë pas vdekjes së Presidentit Lech Kaczynski, qytetarët e Polonisë do t`i japin lamtumirën e fundit kreut të tyre të shtetit.
Në ceremoninë e varrimit të 96 viktimave të avionit të rrëzuar në Smolensk, priten të marrin pjesë qindra mijëra vetë të mbledhur përreth Sheshit - Pilsudski në Varshavë.
Nesër, Kaczynski dhe gruaja e tij do të varrosen në katedralen Wawel, në Krakau.
Ceremonia mortore do të bëhet siç ishte planifikuar, me gjithë kufizimet e fluturimeve në Evropë, për shkak të resë së hirit vullkanik nga Islanda.
Mësohet se do të ketë shumë të ftuar nga shtetet të ndryshme të botës, në mesin e të cilëve, edhe Presidenti amerikan Barck Obama, ai i Rusisë, Dimitri Medvedev dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.