E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaosi në qiejt e Evropës. Rinasi anulon dhe shtatë fluturime të tjera

Nje dite me pare aeroporti "Nene Tereza" ka anulluar fluturimet drejt Londres dhe Budapestit. Shkak per anullimin e tyre u be hiri ne zonen e Islandes si rrjedhoje e vullkanit qe shpertheu diten e merkure ne 14 prill. Por aeroporti nderkombetar i Tiranes, ne oret e para te mengjesit te se shtunes ka njoftuar pasagjeret dhe per anullimin e 7 fluturimeve te tjera. Keshtu gjithesej jane 9 fluturimeve te anulluara nga aeroporti "Nene Tereza" per te cilat ende nuk ka nje njoftim zyrtar, se kur do te nisin serish. Deri tani jane anuluar fluturimet, per Budapest, Vjene, Mynih, Frankfurt, Bolonje, Treviso, Milano, Londer, Shtugart.

• Bllokohet trafiku ajror në Evropë

Anullimin e fluturimeve na e konfirmojne dhe vete pasagjeret qe do te udhetonin drejt ketyre vendeve. "Ne per Treviso po presim, s'dime gje ca behet", thote nje pasagjere. "Po udhetoj per ne Treviso. Kam ardhur ne oren 06.30 ketu se kisha avionin ne 07.20 po nuk funksionon. Na kane thene te presim deri ne oren 14.00, shpresojme", thote nje tjeter pasagjere.

Ne nje njoftim zyrtar te aeroportit "Nene Tereza" thuhet se pasagjerët që kanë fluturime tranzit janë të rekomanduar të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e shtunë , 17 prill 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›