E Martë, 3 Nëntor 2026

“Fluturimi” mbi digën e Liqenit/ Pasi mohoi prezencën në makinë, Allushi jep detaje: Ngeli gazi shtypur

Ndonëse mohoi një ditë më parë të ishte ai personi i cili shkaktoi aksidentin në digën e Liqenit Artificial në Tiranë, Eldi Allushi ka dhënë sot (23 gusht) para uniformave blu detaje mbi ngjarjen.

Në dëshminë e tij, mësohet nga RTSH.al se në automjet kanë qenë dy djem dhe një vajzë.

Shpejtësia e makinës, e cila “fluturoi” mbi digë duke dalë në pedonale, u justifikua nga Allushi me faktin se pedalja e gazit mbeti e shtypur.

Policia ka shoqëruar edhe një person tjetër që ka dijeni mbi ngjarjen.

Një ditë më parë, Allushi hodhi poshtë çdo pretendim se aksidenti ishte i qëllimshëm, duke mohuar edhe prezencën e tij në mjet. Kujtojmë se mëngjesin e së martës (22 gusht), një mjet tip “BMW” i vitit 2018, duke ardhur nga “Rrugën e Kosovarëve”, kaloi me shpejtësi të madhe rrugën dhe u ngjit në skarpatin e digës së Liqenit Artificial e më pas përfundoi në pedonalen e tij (zonë e përcaktuar vetëm për këmbësorët dhe biçikletat).

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›