E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/ Brukseli largohet edhe më shumë, si pasojë e keqmenaxhimit të qytetit të Fierit

11-12-2012 / Gazeta 55

Shpërthimi i lumi Gjanica në rrugët e rrugicat e qytetin të Fierit nxori në dritë një llum të paparë të keqqeverisjes socialiste të kësaj Bashkie. Prej 13 vitesh kjo bashki është qeverisur nga socialisti Baftjar Zeqo që po gëzon mandatin e tretë, por nuk di ende asgjë për përgjegjësitë e tij. Ndërsa qëndron i paepur në karrigen e kryetarit të Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo duket se është shumë i nxehur me lumin. 24 orë pas vërshimit të Gjanicës, banorët po pastrojnë baltërat nga katet e para të shtëpive e pallateve të përmbytura nga vërshimi i ujit dhe llumit.
Biznesi i vogël i qytetit të Fierit është goditur rëndë jo nga taksat që vjel çdo muaj Bashkia Fier, por nga papërgjegjësia e administratës dhe strukturave bashkiake që janë nul, edhe pse duhet të jenë të konsoliduara në veprime 13 vjeçare. Dalja nga shtrati i lumit Gjanica shkaktoi përmbytjen e dhjetëra banesave dhe bizneseve në qytetin e Fierit. Kjo situatë shkaktohet prej vitesh sa herë ka reshje të vrullshme, ndërsa shtrati i lumit Gjanica vijojnë të mbetet i pa pastruar dhe i thelluar.
Megjithatë është diskutuar shpesh për një projekt madhor për Gjanicën,  në zgjedhjet lokale të 2007 Baftjar Zeqo premtonte zgjidhje të menjëhershme, po ashtu në 2011, por ky projekt paska qenë premtim elektoral.
Në daljen e djeshme për mediat kryetari i Bashkisë Fier Zeqo dukej si njeriu që s’kishte lidhje me përmbytjet duke mohuar rëndësinë e ngjarjes dhe shpërfillje totale për pasojat e vërshimit të Gjanicës në banesat dhe bizneset e qytetit.
Kryetari i bashkisë së Fierit ankohej për mungesë fondesh për këtë projekt, ndërsa ka para për ndërtim veprash arti ekstravagante siç ishte rasti i “Globit” ose ndryshe “Europa Plaza”. Zeqoja i Ramës shprehej se priste donacione nga Brukseli për të rregulluar Gjanicën. Ndërsa Brukseli largohet edhe më shumë për qytetarët e Fierit për shkak të keqmenaxhimit socialist qoftë të qytetit të Fierit, qoftë të çështje së qarkut të Fierit, qoftë të votës së Partisë Socialiste në parlament. Keqqeverisja e qytetit të Fierit është shembulli sesi e konsiderojnë socialistët një qytet apo një çështje kombëtare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›