Fokus/ Ish-vartësja e Ramës në Bashki kërkon llogari për detyrat e BE
Ish-vartësja e Edi Ramës në bashkinë e Tiranës, Milena Harito ka dalë në një konferencë në Partisë Socialiste, për të folur për integrimin. Mund të duket si një grua arriviste në pamje të parë, por nuk është kështu. Është më keq.
Me profesion informaticiene që ka shkruar një libër, më saktë ka bërë intervista politike kryesisht politikanëve të dalë në pension, Milena Harito është shprehur se, “për sa kohë Shqipëria do të ketë për Kryeministër Sali Berishën, sigurisht që shanset për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian do të jenë të vogla”.
Sigurisht është propagandë partie sepse është ky kryeministër që ka nënshkruar të gjitha marrëveshjet për anëtarësimin e Shqipërisë në strukturat Euroatlantike. Është ky kryeministër, pra Sali Berisha, që mundësoi anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave në pak vite, në sajë të vizionit dhe punës së palodhshme në drejtim të arritjes së performancës së administratës dhe kapjes së standardeve më të larta të sigurisë.
Marrja e statusit kandidat është e qartë që bllokohet prej Partisë Socialiste që refuzon të votojë tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian. Mazhoranca fton përditë opozitën të votojë, ndërsa shefi i Haritos një herë flet për Vangjelin e Fierit dhe herë tjetër zgjedhjet e 2013. Në këtë kontekste nuk duhet një infomaticiene për të dhënë mend se kush e pengon integrimin Europian.
Kuptohet vetiu që risia e Edi Ramës në politikën e konferenca e ka të vështirë të shprehet me një logjikë të ftohtë, numerike, pasi në Partinë Socialiste e rëndësishme është të lexosh hartimet dhe s’kanë rëndësi 3/5 e votave.
Natyrisht Milena Harito e bëri sefte në politikën e madhe paçka se shpatullat i ka të imta në betejën e madhe të pushtetit.
Edhe libri i saj, “Pesha e Pushtetit” është një doracak për idiotët sesi të shtojnë paditurinë.
Harito vjen ka ardhur nga Franca drejt e në Partinë Socialiste për të drejtuar programin e PS-së për çështjet e telekomunikacionit dhe zhvillimit dixhital. Nga Franca në Partinë Socialiste ka ardhur dhe Edi Rama, por me qëllim të kundërt pasi ai nuk ka program.
Në ndryshim nga Edi Rama që për profesion kishte bojatisjen e telajove, Harito ka punuar në Telekomin Francez, e cila së fundmi është bërë i njohur dhe për numrin e madh të vetëvrasjeve në punë për shkak të depresionit.
Shpresojmë që Harito mos ta kapë depresioni ashtu siç e kapi në 6 muajt që punoi me Edi Ramën, përndryshe do ti duhet të emigrojë si Andis Harasani apo Rudina Seseri.