E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, tjetër përleshje e deputetëve në parlament

13-12-2012 / Gazeta 55

Ajo që duhej të ishte një seancë rutinë në parlamentin ukrainas ka përfunduar në një kaos.
Deputetët e opozitës janë përplasur fizikisht me ato të pozitës.
Grupe deputetësh janë përleshur me njëri tjetrin në sallën e parlamentit pasi opozita u përpoq që fizikisht të bllokonte votimin e Partisë së Rajoneve, që është në pushtet, për emërimin e kryetarit të kuvendit.
Pas një skene kaosi dhe dhune koalicioni qeverisës ka dështuar edhe në përpjekjen për të siguruar një mandat të dytë për kryeministrin Mikola Azarov.
64 vjecari i cili është një konservativ i riemëruar nga presidenti Viktor Janukovic, ka parë në heshtje kaosin e që e rrethonte. Senaca është pezulluar.
Opozita e cila përfshin deputetë besnikë ndaj ish kryeministres së burgosur Julia Timoshenko, nacionalistë nga ekstremi i djathtë të Svobodës dhe partisë liberale të ish kampionit të boksit Vitaly Klitschko, akuzojnë koalicionin në pushtet se po përpiqen të miratojnë ligje duke shkelur rregullat e parlamentit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›