E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/ Kinë-Brazil: një partneritet që favorizon vetëm elitat

11-01-2011 / Gazeta 55

Ditë pas dite, Kina konfirmohet edhe për Brazilin, se është një partnere kryesore tregtare. Megjithatë, shumë njerëz frikësohen që ky partneritet i ri do të ofrojë mundësi vetëm për kinezët dhe për një elitë të vogël braziliane.
Në qytetin Rio de Janeiro, i pari që ka mirëpritur sipërmarrësin nga Lindja Aziatike ishte Eike Batista, njeriu më i pasur i vendit, i teti në listën e revistës amerikane “Forbes” të miliarderëve në botë, me një kapital prej 27 miliardë dollarësh. Manjati brazilian i minierave ka ngjitur renditjen e pasanikëve të botës në një kohë shumë të shkurtër, dhe tani ka në plan që më në fund të shfrytëzojë mundësitë për të fituar të tjera miliarda, këtë herë, në sajë të Kinës, dhe sasive të mëdha të lëndëve të para të cilat ky vend vazhdimisht veç i ka importuar.
Në fakt, Batista ka vendosur të financojë ndërtimin e një porti të përmasave të mëdha në veri të Rio-s, të cilin e ka quajtur tashmë “autostrada braziliane e Kinës”. Dhe Pekini nuk do të tërhiqet me siguri mbrapsht, për shkak se manjati brazilian ka treguar tashmë përgjatë tre viteve të fundit se është një furnizues i besueshëm i naftës dhe i mineralit të hekurit.
Në qoftë se prania kineze në Amerikën Latine është duke ndihmuar Eike Batista-n të ngjitet në klasifikimin e më të pasurve në botë, nëpërmjet pushtimit të prodhimeve kineze, ai po vë në rrezik mbijetesën e shumë industrive lokale. Edhe industria e rrobave është në telashe, ku 80% e kërkesave të prodhuesve brazilianë është goditur rëndë nga konkurrenca e Azisë.
Megjithëse importet kineze do vazhdojnë të rriten, situata nuk do të përmirësohet, meqenëse zgjerimi i tregtisë së lëndëve të para vështirë se do të jetë në gjendje të thithë çdo rritje të ardhshme të papunësisë në kuadër të prodhimit, një skenar i mundshëm ky, duke pasur parasysh se të dy vendet ndanin avantazhin e punës së pakualifikuar, por sot Pekini është bërë aq i fortë sa të jetë i aftë për të konkurruar Brazilinë në shtëpi.

*Marrë nga revista italiane “Panorama”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›