E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/ Kongresi i Socialistëve Europianë pezullon socialistët italianë, Rama voton pro përjashtimit

30-09-2012 / Gazeta 55

Kongresi i Partisë Socialiste Europiane i ka nisur punimet me një gjest të paprecedentë në historinë e saj duke përjashtuar Partinë Socialiste Italiane nga e drejta e votës në asamblenë e së majtës, pasi kjo parti nuk ka paguar taksën e anëtarësimit për dy vite me radhë. Edhe Edi Rama në vazhdën e logjikës së përjashtimeve të brendshme, si duket, e ka transferuar  ka votuar pro pezullimit të votës së partisë socialiste fqinje.
Ndërkohë ka ardhur dhe justifikimi i Partisë Socialiste Italiane për mos pagimin e detyrimeve. “Nuk kemi qenë në gjendje të paguajmë kuotën sepse nuk kemi marrë fondin e financimit publik”, ka deklaruar Pia Locatelli, kreu i PSI.
Megjithatë asambleja e partive socialiste europiane, pavarësisht pezullimit të votës së PS italiane, ka zhvilluar normalisht zgjedhjet, duke zgjedhur si president të ri të Socialistëve europiane, ish-kryeministrin bullgar Sergei Stanishev është zgjedhur me 91 për qind të votave të 350 delegatëve që përfaqësonin 34 parti.
Ndër të tjera kongresi ka diskutuar për zgjedhjet e ardhme në parlamentit Europian, ku kandidati më i mundshëm për kreun e grupit parlamentar të socialiste është propozuar sërish Martin Shulz. 

   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›