E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/ Përmbytje në Fier, Kryebashkiaku Baftjar Zeqo bën sehir me lumin Gjanica

26-02-2013 / Gazeta 55

Shirat e orëve të fundit ka bërë që për të disatën herë, të dalë nga shtrati lumi Gjanica, duke përmbytur një pjesë të qytetit të Fierit. Shiu a nisur të vijë me rrëmbim në orët e pasdites së sotme dhe më pas furia e tij e madhe ka arritur kulmin rreth orës 19:00, duke rrëmbyer gjithçka i ka dalë përpara. 
Kanë qenë pikërisht tregtarët e  tregut industrial të vendit të quajtur “Ura me Shkallë” ngritur në breg të lumit që kanë dhënë alarmin të parët duke njoftuar njëri-tjetrin për situatën e krijuar dhe duke i detyruar tregtarët të largojnë mallrat e tyre. Uji ka arritur deri në brendësi të disa banesave duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Mirëpo është e katërta herë brenda dy muajve që lumi Gjanica po përmbyt qytetin e Fierit nën syrin indiferent të kryetarit të Bashkisë, Baftjar Zeqo. Lumi Gjanica që kalon mes për mes Fierit ka vite që është në një braktisje të plotë, pa pastrime e thellime të shtratit të saj. 
Kryebashkiaku prej tre mandatesh Baftjar Zeqo që në çdo fushatë elektorale ka premtuar rregullimin e shtratit të lumit Gjanica nuk ka realizuar asnjë premtim, duke u justifikuar se nuk ka fonde, kur paratë e taksapaguesve të Fierit shkojnë për pagat e militantët e PS, që në Bashkinë Fier figurojnë rreth 600 punonjës.
Kryebashkiaku Zeqo në një intervistë të  datës 17 shkurt  të 2012 deklaruar në se Bashkia nuk ka ku t’i gjejë 7 milion euro që duhen për të bërë pastrimin e lumit Gjanica. Madje, një vit më parë u shpreh në mënyrë ironike se, “7 milion euro, nuk është buxheti i Bashkisë Fier, bashkë me Baftjarin brenda”.
Një vit më pas, kur Bashkia Fier miratoi projektbuxhetin e paraqitur nga kryetari Bajftar Zeqo për vitin 2013, me një shifër totale 686673 mijë lekë (të reja) ose rreth 7 milion dollarë, sërish nuk është parashikuar asnjë investim për sistemimin e lumit Gjanica, i cili përmbyt qytetin sa herë bie shi. 
Në shifra buxheti për këtë vit është në  total 686673 mijë lekë (të reja) ose 7 milion dollarë, ku të ardhura lokale janë 510000  mijë lekë, ndërsa granti pakushtëzuar është 176 673 mijë lekë (të reja). Ndërsa buxheti për vitin 2012 ishte mijë lekë (të reja), ku të ardhura lokale  462301 mijë lekë (të reja) dhe granti i  pakushtëzuar 168169 mijë lekë (të reja). 
Ndërkohë buxheti bashkisë Fier i ndarë në zëra është 42.7 për qind për paga, më saktë për 600 militantët e PS, ndërsa për shpenzimeve operative është 35.4 për qind, të cilat me shumë gjasë do të përdoren nga kryetari Baftjar Zeqo sipas qejfit në fushatën e 23 qershorit.  Për investimet në territorin e Bashkisë Fier janë parashikuar 21.2 për qind, nga të cilat 15 për qind investime për stadiumin “Loni Papuciu”, që menaxhohen privatisht nga kompania 2K, e Koço Kokëdhimës. Buxheti i këtij viti të Bashkisë Fier në krahasim me 2012 është shumë herë më i madh, por adresimi i këtij buxheti është orientuar kryesisht për paga dhe jo për investime. Investime për pastrimin e Lumit Gjanica që shkakton aq shumë dëme publike nuk ka, as nuk do të ketë derisa në krye të Bashkisë Fier do të jetë një administrator moskokëçarës si Baftjar Zeqo.
Kësisoj jemi në paradoksin kur kryetari i Bashkisë prej tre mandatesh, Bafjar Zeqo që menaxhon rreth 7 milion dollarë të ardhura çdo vit, ka bërë zero ndryshime cilësore në Fier. Qytetin e Fierit po ta krahasosh me 15 vite më parë është po i njëjti, me pak ndryshime spontane, por pa ndryshuar asgjë në thelb.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›