E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet akti për hipotekimin, PS kundër

26-02-2013 / Gazeta 55

Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese miratoi vetëm me votat e mazhorancës aktin normativ të qeverisë, që i hap rrugën hipotekimit të mijëra apartamenteve. “Akti do i japë të drejte vendorëve të pajisin me leje përdorimi objektet që kanë shkelur lejen e ndërtimit”,  shprehet zëvendësministri Noka. Ky proces duhet të kishte përfunduar që në 2007 por zëvendësministri i Transporteve Ernest Noka theksoi se procesi ka devijuar edhe për faktin se kohët e fundit ka pasur fluks të ndërtimeve të reja. Akti normativ për legalizimin e objekteve, shtesave dhe sipërfaqeve i jep më shumë autoritetit vendor sa institucioneve qendrore. Deputetët e opozitës kanë refuzuar ta votojnë këtë akt, pasi sipas tyre hipotekimi po kryhet për efekt elektoral dhe nuk zgjidh problematiken e objekteve me probleme. Mazhoranca argumentoi se nga ky vendim rregullohet një katrahure e krijuar në kohën e qeverisjes socialiste dhe përfitojnë qytetarët dhe ndërtuesit.  “Këto ndërtime janë bere në kohën kur leja për këto ndërtime është dhënë nga kryetarët e Bashkive të majta, ku bënte pjesë dhe Edi Rama”, deklaroi deputeti i PD-se Bedri Hoxha. Akti normativ ka gjetur mbështetjen e vetë shoqatës së ndërtuesve. Sipas të dhënave nga kjo shoqatë, nga ky vendim përfitojnë të paktën 200 objekte ose mbi 8 mijë apartamente vetëm ne kryeqytet. Ky akt normativ hyn në fuqi në shtator të këtij viti dhe deri këtë kohë ndërtuesit, apo individë duhet të legalizojnë një objekt të ri, shtesat në një objekt apo edhe në raste kur kanë kaluar kufirin e pronës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›