E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pektov: Me premtimin e PS për taksën progresive u njoha pak orë para se të vija në Shqipëri

26-02-2013 / Gazeta 55

Gafa e PS me profesorin bullgar për taksën progresive

Edi Rama me dëshirën për të vënë vetulla nxori sytë. Kryetari i PS thirri nën armën një profesor bullgar për të mbrojtur taksën progresive përpara medias, dhe i pyetur nga gazetarët profesori  i ekonomisë Krastyo Petkov deklaroi se, “e kam marr informacionin që partia socialiste premton vendosjen e taksës progresive vetëm pak orë përpara se të vija në Shqipëri”.
Më pas edhe pse nuk e njeh realitetin ekonomik shqiptar dhe e mbron këtë lloj taksimi, profesori bullgar Petkov thekson se çdo takse duhet aplikuar në konsultimet e ngushta me grupet e interesit dhe hap pas hapi.
“Ideja ime nisur nga eksperienca është se kjo taksë duhet të aplikohet në mënyrë të kujdesshme dhe sigurisht në konsultim serioz me komunitetin e biznesit”, thekson Krastyo Petkov.
I pyetur nëse është e drejtë heqja e taksës së biznesit të vogël, profesori bullgar pozicionohet kundër uljes apo heqjes së çfarëdo lloj takse që do të frenonte zhvillimin ekonomik. Një pyetje që nuk i pëlqeu sekretarit socialist për programin Ilir Beqja, por që profesori bullgar Petkov iu përgjigj me sinqeritet.
“Më falni nuk mund të futem në detaje sepse siç ju thashë kam ardhur natën e kaluar në Tiranë. Por unë i referohem rastit të vendit nga vij Bullgarisë dhe eksperiencës së vendeve që njoh. Nëse doni ulini taksat çojini dhe në zero dhe bëhuni një ‘lloj parajse’, por kjo nuk ndihmon zhvillimin ekonomik dhe këtë e them nga pikëpamja e pastër ekonomike dhe larg retorikave dhe ideologjive politike”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›