E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/ Taulant Balla, një ushtar i luftës së ftohtë

15-04-2013 / Gazeta 55

Taulant Balla është një deputet i Partisë Socialiste që del në opinionin publik jo për të qenë konstruktiv, por për të shkatërruar imazhin e  kundërshtarit e tij. Këtë detyrë partie ka marrë ditën e  parë që është njohur me Edi Ramë, shefin e tij në PS. Bërja e detyra të klasës dhe të shtëpisë e ka çuar Taulant Ballën në frontin e parë politike, duke qenë përkrah Ramës në luftën për pushtetin. Në gjithë këto vite politike nuk ka një mendim apo deklaratë të Taulant Ballës se çfarë do të bëjë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë. Nuk mjafton fjala vjen të përsërisë llopjet e Edi Ramës, port ë nxjerrë vetë ai një mendim politike, një reformë për të përmirësuar sistemin. Ditën e djeshme akuzoi kryeministrin Berisha dhe ministrin e Mbrojtjes Arben Imami për shitje fishekësh regjimi të Gedafit.
 E kundërta është e vërtetë.
Si vend me të drejta të plota në organizatën më të madhe ushtarake që njeh bota nuk ka shans të dalësh jashtë kontureve dhe ligjeve të NATO-s. Të thuash të kundërtën do të thotë të jesh naiv në rastin më të mirë dhe keqdashës në rastin më të keq.  
Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar publikisht dhe ma fakte se i ka shitur fishekë të kalibrave të ndryshme Armenisë në mënyrë të ligjshme. Nuk është punë e Shqipërisë nëse këto fishekë Armenia apo kompanitë e Armenisë i japin falas apo i sheshin fishekët në tregun e zi. Kjo është përgjegjësi ligjore e morale jo shqiptare.
Taulant Balla prezanton 100 arsyet pse qytetarët nuk duhet të votojnë  kryeministrin Berisha, por ai nuk jep asnjë arsye pse duhet të votojnë PS dhe Taulant Ballën. Zgjedhësit e tij në Librazhd nuk kanë parë ndonjë gjë të mirë nga deputeti Balla që flet për llogari të Edi Ramës dhe jo qytetarëve të Librazhdit. Deputeti Balla edhe kur inaugurohet rrugë në Librazhd bën ironi në rrjetet sociale, ndërsa në Librazhd duket vetëm për fushatë. Ai sulmoi ministrinë e Mbrojtjes sepse Arben Imami është kryesues i grupit të punës së PD në qarkun e Elbasanit dhe Librazhdi është një prej qyteteve që bëjnë pjesë në këtë njësi administrative. Pra, sulmi ndaj institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes apo Forcave të Armatosura është një sulm politik kundër kundërshtarit. Faji i deputetit Taulant Balla është përfshirja e institucionit kushtetues në lojëra politike. Kjo sjellje e tij e pahijshme për një parlamentar dëften për mangësitë intelektuale të këtij deputeti.  Deputeti i PS Taulant  Balla ka një veti të paçmuar: flet pa menduar. Kjo gjë i ka sjellë atij telashe me drejtësinë sepse akuzohet në disa gjyqe si shpifës. Ai refuzon të paraqitet në seancat gjyqësore me shpresën se këto akuza do të bien poshtë. Por drejtësia edhe pse vonon, ka një gjë të mirë se nuk harron. 
Nëse do të kishte lexuar më shumë dhe do të ishte më i përmbajtur në daljet publike nuk do të shihej si një pushkë e Ramës. Taulant Balla e ka ndërtuar imazhin e tij si një jakobin i pandreqshëm që dëshiron të shkatërrojë dhe të dënojë rivalët pa apel, por kjo ia kufizon të ardhmen politike.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›