E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rinjtë, ambasadorët pakufi të Europës dhe Shqipërisë

15-04-2013 / Gazeta 55

Tritan Shehu dhe Qamil Dika përurojnë degët e PD në Bolonja dhe Firence

Partia Demokratike ka shtrirë aktivitetin e saj edhe jashtë kufijve. I ngarkuari me pune nga PD për çështjet e emigrantëve themeluam degët e kësaj partie në  Bolonja dhe Firence të Italisë.
Deputeti i PD Tritan Shehu dhe kreu i kryetari i Këshillit Kombëtar Studentor Qamil Dika kanë zhvilluar edhe një takim në qytetin Italian të Bolonjës dhe të Firences, të cilën kanë bashkëbiseduar me qindra studentë shqiptarë, duke dëgjuar pyetjet e tyre dhe dhënë përgjigje e tyre. Në këtë qytete janë hapur dhe degët e PD, gjë e cila është mirëpritur nga aktivistët e rinj të partisë Demokratike. 
Olsiona Boci  u zgjodh Kryetare e PD ne Bolonja,  ndërsa në degën e Firences u zgjodh Tonin Simoni.
Ndërkaq deputeti Tritan Shehu ka falënderuar studentët dhe aktivistët e PD në këtë qytete për përfshirjen në politikë dhe për kontributin e tyre, pasi ata janë ambasadorët e komunikimit pakufi mes Europës dhe vendit të tyre. 
Aktiviteti i zhvilluar në ambientet e fakultetit ekonomik krijoi një larmishmëri debatesh konstruktive me studentët të cilët u njohën me programin e PD dhe kryeministrit Berisha për një mandate të ri, si dhe për iniciativën për të drejtën e votës së emigrantëve si një e drejtë themelore. Në këtë aktivitet kanë përshëndetur edhe ish-kryetari i PD, Eduart Selami dhe deputeti Gjok Uldedaj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›