E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/ Togfjalëshi më i përdorur për Ramën në “Facebook” është “Turp të kesh!”

03-04-2013 / Gazeta 55

Ndërsa Kryetari i Partisë Socialiste zyrtarizoi ditën e djeshme ftesën ndaj LSI për koalicion me PS, mbështetës dhe anëtare në faqen e Edi Ramës, në rrjetin social “Facebook” një furi  kritikash janë lëshuar mbi këtë aleancë politike. Fjala më e përdorur për kryen e PS është “turp të kesh”.
Miqtë e faqes së kryetarit të Partisë Socialiste i kujtojnë Ramës fjalët që ka thënë për Metën, LSI dhe protestën e 21 Janarit e shumë deklarata të forta të tij. “21 Janari ndodhi si rezultat i videos për Ilir Metën, ku u vranë 4 persona dhe tani vendosni të bëni koalicion me të .Vota ime që nga hera e parë që kam votuar ka qenë për PS por nuk meritoni më gjë sepse vërtet jeni të paskrupullt dhe interesat personale janë gjithmonë mbi ato të popullit. Nuk meriton të jesh më në krye të PS!”, shkruan njëri prej të anëtarësuarve në këtë faqe.
“Ke punuar shumë për programin dhe ke afruar pranë PS të gjithë intelektualët e tani gjithë atë mund do ta hedhesh tutje?”, shkruan një tjetër. 
Komente të kësaj fryme numërohen me dhjetëra e dhjetëra syresh në foto apo statusa që ka vënë Rama pak ditë më parë.
Në statusin e tij zyrtar Erjon Braçe ka shkruar se militantët  socialistë duhen përqendruar tek ajo që po ndodh në PS.
Sipas tij, “përqendrohuni tek kjo që po ndodh e vë në rrezik vlerat tona të përbashkëta. Shumë mirënjohës për atë që keni bërë bashkë me secilin prej jush në këto 8 vite”.
Më pas në një vështrim të deputetes së PS, Ermonela Felaj (Valikaj), komentues të shumtë shajnë shefin e saj me gjithë inventarin e fjalorit. E njëjta gjë ndodh me deputetët e tjerë të PS që ndjehen të turpëruar në rrugë.     

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›