E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Jemi në negociata koalicioni me PD

03-04-2013 / Gazeta 55

Kryetar i PBDNJ-së, Vangjel Dule flet për aleancat e reja politike

Kryetar i PBDNJ-së Vangjel Dule ka deklaruar se është duke negociuar për një aleancë të mundshme parazgjedhore  me Partinë demokratike.
Në një prononcim për mediat, Dule theksoi  se “PBDNJ është në komunikim politik me të gjitha forcat politike në vend. Edhe kur ka qenë në qeverisje me PD, PBDNJ e ka mbajtur të hapur rrugën e bashkëpunimit me PS. Jemi parti e hapur që nuk kemi frikë nga dialogu. Asnjëra prej këtyre dyjave nuk qëndron në këtë rast”.
Sipas tij, “programi, qëndrimet politike të PBDNJ, sistemi i vlerave dhe morali janë ato që ne mbështesim dialogun me forcat e tjera politike. Nuk kërkojmë integrim europian si slogan, por evropianizim kërkojmë ne, që duhet të nisë nga vetë forcat politike”.
Ndërsa në lidhje për aleancën ndoshta të re mes PS dhe LSI, Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ vuri në dukje se, “partitë politike nuk komentojnë njëra-tjetrën. Është një vendim i PS për ftesë bashkëpunimi LSI. Ajo që ne na intereson është përmbajtja që këto dy parti do t’i japin bashkëpunimit të tyre duke qenë se edhe ne jemi në prag të vendimmarrjes, që ta kemi parasysh këtë”.
Në lidhje me dështimin e negociatave për krijimin e një poli të tretë politike, Dule nënvizoi se “një klasë politike serioze, para se të diskutojë aritmetikën parlamentare, diskuton përmbajtjen politike. Poli i tretë nuk dështoi. Personalisht jam shprehur se do ishte një ide shumë interesante për të thyer bipolaritetin. Jemi të dështuar si klasë politike në realizimin e objektivave strategjike dhe poli i tretë do të jepte një gjallëri jetës politike në vend”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›