E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen që këshilltarët e Ramës, sulmojnë çdo punë të bërë

08-06-2013 / Gazeta 55

Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për tentativën e vazhdueshme të këshilltarëve të Ramës, për të sulmuar çdo punë të bërë nga Bashkia. Lidhur me reagimin e zotit Dalipi, i bëjmë me dije se ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës ka ardhur pas kërkesës së bërë nga kryetari i njësisë bashkiake Erjon Koka, me shkresën e datës 4 qershor 2013. Ndër të tjera, në këtë shkresë, zoti Koka kërkon nga Bashkia marrjen e masave të menjëhershme, pasi rrëzimi i pemës sipas tij përbën rrezik për banorët.  Menjëherë, Drejtoria e Përgjithshme nr. 1 e Qytetit ka kryer të gjithë procedurat, siç i parashikon ligji dhe ka konstatuar se shqetësimi i qytetarëve dhe kryetarit të njësisë bashkiake nr. 7 është i drejtë dhe ka marrë masat e menjëhershme. Përpara se t’i fryjë konfliktit politik, z. Dalipi do të bënte mirë të konsultohej me kryetarin e njësisë bashkiake nr. 7 që i përket dhe subjektit të tij politik.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›