E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Edi Rama në Athinë kërkoi edhe hapjen e Kutisë së Pandorës

Pas zgjedhjeve të 28 qershorit të cilësuara si zgjedhjet më demokratike dhe të lira në historinë e Shqipërise, z. Edi Rama startoi Odisenë e tij te kutive.
Në qoftë se sot do të jetonte një nga perlat e letërsisë greke si Homeri, me siguri do të shkruante një kryevepër tragjike me personazh kryesor Edvin Ramën dhe Partinë Socialiste. Them tragjike sepse tragjike është për Partine Socialiste të ketë një kryetar si Edi Rama i cili e ka shndërruar atë në një parti të dorës së dytë, duke i mohuar asaj një nga funksionet themelore që ka një parti, siç është ajo e përfaqësimit të interesave të popullit opozitar. Aktualisht kjo parti përfaqëson vetëm interesat e kryetarit te saj Z. Edi Rama dhe kërkesën e tij absurde e qesharake për hapjen e kutive te votimit.
Obsesioni i tij për kutitë nuk njeh kufi, madje kohët e fundit ka kërkuar të marrë pjesë në emisionin e Enkel Demit, i quajtur “Kutia”, por kërkesa e tij për pjesëmarrje në këtë game show është hedhur poshtë, sepse Edvini kërkonte t’i hapte kutitë që ne fillim te lojës, duke mos respektuar rregulloren e saj, ashtu siç bën rëndom me “rregulloren” e shtetit të quajtur “Kushtetutë”. Madje edhe gjatë vizitës së tij në Greqi, Rama pati rastin të vizitonte muzeun mitologjik grek, ku i habiti ciceronët me kërkesën për hapjen e “Kutisë së Pandorës”, e cila ne mitologjine e lashtë cilësohet si ogur i zi.
Por Odisea e tij nuk mbaron ketu, por vijoi me një “greve urie” në qofte se mund t’i themi grevë urie, sepse me shume ngjante si nje mencë për të shuar urinë. Edvin Kristaq Rama me kërkesën për hapjen e kutive tregon mosdijen në fushën juridike, por edhe arrogancën në mosrespektimin e vendimit të gjykatave. Ai po refuzon prerë një nga parimet bazë të shtyllave të demokracisë, siç është ai i ruajtjes së ekuilibrit ndërmjet tre pushteteve kryesore. Ky njeri, ashtu si Adolf Hitleri, përveçse artist i dështuar, po shfaqet edhe si një politikan i dështuar, që me një pafytyrësi klasike propagandon brenda dhe jashtë vendit idenë e një Shqipërie ku mungon demokracia dhe ku sundon kriza. Në fakt demokracia në Shqipëri mungon vetëm brenda Partisë Socialiste dhe kriza sundon vetëm brenda saj, e cila nën drejtimin e Ramës po kthehet në identitetin e saj të vjetër me frymë marksiste-leniniste. Bile parimi “një anëtar-një votë” është shndërruar në parimin “një anëtar-një leje ndërtimi”. Por odisea e tij absurde e antikushtetuese për hapjen e kutive si dhe megaideja për t’u bërë kryeministër nuk do t’ia arrijë qëllimit, pasi si politikan, Edvini është i zhveshur nga “rrobat” e dinjitetit dhe moralit, dy cilësi këto primare dhe esenciale për një lider.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›