E Diel, 1 Nëntor 2026

Mit Romni ka të drejtë kur shqetësohet për varësinë e amerikanëve nga shteti

23-09-2012 / Nga Dick Morris

Nga Dick Morris
“FoxNews”

Nuk ka mëkat më të madh në garën presidenciale se sa të tregosh të vërtetën. Romni po zhvoshket ngase përshkroi me saktësi situatën e sotme në Amerikë. Ja statistikat: 49% e të gjithë amerikanëve nuk paguajnë asnjë taksë federale mbi të ardhurat, 47% marrin një ndihmë nga qeveria; më shumë se gjysma e të cilave janë ndihma sociale që janë në dispozicion vetëm të qytetarëve të cilët arrijnë një kriter të caktuar jo vetëm në nevoja por edhe në nivelet e të ardhurave dhe kursimeve (tollona ushqimi, strehim në Seksionin 8, kujdes mjekësor, etj), 36% e të gjithë amerikanëve që janë në moshë pune, nuk janë as duke punuar dhe as duke kërkuar punë. Megjithatë ne duhet të kujtojmë, se shumë prej atyre që marrin ndihmë nga qeveria, e kanë fituar atë. Disa nga taksat që kanë paguar për vite të tëra mbi sigurimin shoqëror dhe kujdesin mjekësor, ndërsa të tjerë duke paguar çmime më të larta në shërbimin ndaj vendit të tyre. Përfitimet për të cilat Romni po fliste janë ato shërbime sociale që janë në dispozicion vetëm të qytetarëve të cilët arrijnë një kriter të caktuar jo vetëm në nevoja por edhe në nivelet e të ardhurave dhe kursimeve. Gjithësej 100 milion amerikanë marrin ndihmë të tillë (nga 308 milion që është e gjithë popullsia), ku përfshihen asistenca sociale, tollonat e ushqimit, strehim në Seksionin 8, kujdes mjekësor dhe programe të tjera të tilla si këto. Përgjithësimet janë gjithmonë të padrejtë. Dhe përshkrimi në vija të trasha do u bëjë padrejtësi shumë individëve. Por, është fakt që elektorati ynë në thelb bigëzohet në elektorat që paguan taksa dhe elektorat që merr përfitime. Rreziku nuk vjen me përfitimet por nga të kuptuarit e së drejtës. Pse kaq shumë amerikanë mendojnë se Romni do jetë më i mirë në përmirësimin e ekonomisë dhe akoma kanë në plan të votojnë për Obamen? Përgjigja është se ato kujdesen më tepër për mbrojtjen e të drejtave të tyre se sa për përmirësimin e ekonomisë. Ata i referohen veprimit politik të qeverisë më tepër se rritjes së ekonomisë si çelësi i aftësisë paguese të saj. A gaboi Romney duke i thënë gjërat siç janë? Do kishte qenë më mirë nëse ai do kishte bërë një deklaratë të çiltër, faktike mbi këtë çështje. Ajo duket keq sepse këto fakte të pakëndshme dalin në shesh në një moment që tjetri duket se e ka kapur “gafil” duke e filmuar në një ngjarje private. Por është fakt që një rizgjedhje e Obamës do kthente psikologjikisht valën e rrjedhjes së ngjarjeve në Amerikë, nga një vend i ndryshueshmërisë rritëse nëpërmjet punës së madhe dhe iniciativës, drejt një shteti të ngjashëm me Greqinë: të varur nga ndihma e qeverisë në formën e subvencioneve dhe lëmoshave. Duke deklaruar këtë të vërtetë themelore, megjithëse “off rekord”, Romni ka bërë një shërbim për të cilin duhet të vlerësohet dhe jo të sulmohet. E gjithë kjo përmblidhet në fjalët e Xhon Kenedit: ka nga ata të cilët pyesin së çfarë mund të bëjë vendi i tyre për ta, dhe nga ata që pyesin se çfarë mund të bëjnë ata për vendin e tyre.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›