E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Qeveria e Kameron dhe marrëdhëniet me Europën

Qeveria e koalicionit e formuar në Britani nga konservatorët dhe liberal-demokratët është rezultat i një kompromisi i gjerë dhe i përhapur në disa çështje, përfshirë edhe sjelljen politike ndaj Europës. Ekzekutivi, i kryesuar nga kreu i konservatorëve David Kameron, bashkë me udhëheqësin e partisë Lib-Dem, Nick Clegg si zëvendëskryeministër, mbështetet teorikisht në një shumicë të madhe parlamentare, 363 vende nga 650 që ka Dhoma e Komunave Britanike; por dallimet programatike midis të dy partive mund të bëhen të paqëndrueshme dhe të cenojnë lundrimin drejt një fazë veçanërisht delikate për jetën politike dhe institucionale në vend.
Ekonomia në plan të parë/Pikë-kthesa e arritjes së marrëveshjes ka qenë kur konservatorët kanë pranuar propozimin për të mbajtur një referendum mbi sistemin zgjedhor - që mund të hapë rrugën për reformën në kuptimin proporcional - një prioritet politik për Lib-Demokratët. Dhe çdo braktisje - ose një korrigjim i konsiderueshëm - i sistemit mazhoritar mund të rrisë ndjeshëm roli faktik të partisë liberalë të Clegg, duke e bërë kështu agon e peshores në politikën britanike.
Të dy partitë kanë arritur një kompromis të rëndësishëm në politikën ekonomike dhe fiskale, sidomos për uljen e deficitit të akumuluar për shkak të krizës financiare. çështjet ekonomike kanë qenë në qendër të fushatës dhe ishte e pashmangshme të mos ishte në plan të parë në negociatat për të formuar qeverinë e re. Deficiti dhe nivelet e borxhit kanë arritur, në fakt, kuota aq delikate, saqë kanë bërë që revista prestigjioze britanike “The Economist” ta përafrojë Britaninë me vendet e Mesdheut, që janë më shumë në rrezik pashkak të paaftësisë së tyre për të shlyer kreditë dhe borxhin si Greqia, Spanja dhe Portugalia. Përkeqësimi i jashtëzakonshëm ekonomik ishte një nga arsyet kryesore që i shtyu konservatorët e Torie-s dhe Lib-Dem, pavarësisht dallimeve të rëndësishme programatike, të arrijnë një marrëveshje të shpejtë pas negociatave të pazakonta ndër-partiake për traditën britanike politike.
“Lufta e nëndheshme” mbi marrëdhëniet me BE-në/Veçanërisht delikate kanë qenë negociatat midis dy palëve mbi politikën ndaj Europës. Lib-Dem, që janë partia britanike më e favorshme për integrimin europian, ka pranuar një nga pikat kualifikuese, por edhe më të diskutueshme të platformës zgjedhore konservatore: miratimin e një ligji për të paraqitur në referendum popullor çdo transferim të sovranitetit ndaj BE-së. Kameron e ka bërë këtë premtim për të siguruar pjesën më euro-skeptike të partisë së tij, pasi u shfaq e zhgënjyer me pranimin de facto të Traktatit të Lisbonës. Partia e Nick Clegg, i cili për dhjetë vjet ka qenë një deputet i PE, e ka braktisur edhe kërkesën - të paktën për këtë legjislaturë - të hyrjes së Britanisë në zonë e euros, të cilat Torie-s i shohin si tym në sy. Në këmbim, konservatorët kanë lënë jashtë programit qeveritar dy pikat kryesore të manifestit të tyre zgjedhor: miratimin e një ligji për të pohuar sovranitetin, që i mbetet gjithmonë Parlamentin britanik, dhe hapjen e negociatave me Brukselin për të marrë një opt-out (lirim) në legjislacionin komunitar mbi çështjet sociale, si dhe nga efektet e juridiksionit të gjykatës europiane mbi të drejtën penale të Mbretërisë së Bashkuar. Sa për politikën e Mbrojtjes, lib-dem kanë lënë mënjanë dyshimet e tyre në lidhje me programin e renovimit të parandaluesve britanikë në bazat e nëndetëseve bërthamore Trident, në këmbim për një angazhim për të vlerësuar më me kujdes shpenzimet.
Kompromis pragmatik/Marrëveshja mbi politikën europiane është arritur pavarësisht nga pozicionet fillestare të cilat ishin larg njëri-tjetrit. Në njërën anë Kameron, edhe pse nuk është ideologjikisht një Euro-skeptik, ka të bëjë me ndikim e krahut më të ashpër anti-europian të partisë së tij, e cila gjithashtu ka bërë të mundur që pas zgjedhjeve të fundit europiane, të dalë nga grupi i Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Europian. “Duam të qëndrojmë në Europë, por jo të qeverisemi nga Europa”, është shprehja me të cilin Kameron përmblodhi pozicionin e tij. Së dyti, lib-dem janë partia më pro-evropiane në spektrin politik britanik: nuk mbështeten vetëm tek Traktati i Lisbonës dhe ideja e mbështetur në mënyrë të vazhdueshme se Bashkimi Europian është i rëndësishëm dhe i dobishëm për Britaninë, por mbështesin, në parim, hyrje në euro. Edhe ky është një vendim më pragmatik sesa ideologjik, rezultat besimit - sipas Clegg - “që problemet nuk mund të ndalen në brigjet e Dover-it”.
Kompromisi ishte i mundur, sepse as Torie-s e as Lib-Dem nuk e kanë axhendën e tyre vetëm europiane, dhe as si një çështje për jetë a vdekje, sepse kanë çështje shumë më urgjente e serioze se ku t’i adresojnë problemet, për shembull ulja e deficitit publik. Gjithashtu, Kameron është, në disa aspekte, më pak euro-skeptik sesa konservatorët e tjerë kryesorë të së kaluarës.
Testi i mbrojtjes europiane/Nuk do të jetë e lehtë për qeverinë e re britanike të gjejë një balancë mes europianistëve të Lib-Dem dhe nacionalizmit e traditës së konservatorëve të Torie-s. Një provë e rëndësishme do të jetë bashkëpunimi europian në fushën e mbrojtjes së përbashkët. Qeveria e re duhet të bëjë shkurtime të konsiderueshme në buxhet dhe ka të ngjarë ta peshojë uljen e shpenzimeve të Mbrojtjes. Në këtë kontekst, Londra mund të jetë e interesuar në një bashkëpunim më të ngushtë europian në ushtri, duke u fokusuar në një partneritet dypalësh me Francën, e tradicionalisht konsiderohet partneri më i rëndësishëm ushtarak përtej ngushticës së La Manshit, apo në një fushë të gjerë të bashkëpunimit, që përfshin edhe vendet e tjera europiane dhe e bën përdorimin e institucioneve të BE-së.
Megjithatë, vendimi për të rinovuar programin bërthamor “Trident” duket se shkon në ruajtjen e autonomisë kombëtare edhe në fushën e mbrojtjes. Më në përgjithësi, emërimin e dy konservatorëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Jashtme, Uilliam Hague dhe Liam Fox, çka demonstron se politika e jashtme është në duart e Torëve.
Mbetet të shihet nëse kompromisi mbi politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, si edhe në pika të tjera në marrëveshjes së koalicionit, do të qëndrojë në testin e fakteve. është hera e parë në historinë e Britanisë që konservatorët dhe Liberal-Demokratët do të qeverisin së bashku. Në çdo rast, Britania ka hapur një sezon të ri politik, të cilat do të kenë karakteristika të ngjashme me ato të disa demokracive kontinentale evropiane që tradicionale dy-partiake modeli Uestminster.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›