E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Qytetarët e 6 shteteve do vizitojnë pa viza Shqipërinë më 25 maj-25 Shtator

16-05-2013 / Gazeta 55

Këshilli i Ministrave miratoi dje një listë me 6 vende, qytetarët e të cilëve do të lejohen të hyjnë me pasaportë dhe pa viza në Shqipëri, në sezonin turistik të verës në datat 25 Maj-25 Shtator, 2013, me propozim të dy ministrave, të Brendshëm dhe të Punëve të Jashtme. Në këtë periudhë do të hyjnë pa viza shtetas nga Rusia, Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Bahrein. Ky vendim mbështetet në nenin 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 30, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
Qeveria miraton 10 mijë m2 truall për ndërtimin e banesave për qytetarët e pastrehë
Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit për Entin Kombëtar të Banesave, të sipërfaqes 10 mijë metra katror truall, pjesë e pronave të Ministrisë së Mbrojtjes. Ky truall do të përdoret për ndërtimin e banesave për qytetarët e pastrehë, të sistemuar aktualisht në godinat e Institutit Bujqësor dhe në godinën e ish- Institutit të Kërkimeve Biologjike në Tiranë. Përfituesit e këtyre banesave do të jenë qytetarët e pastrehë të sistemuar në këto godina dhe 10 për qind e banesave të ndërtuara për ushtarakët e pastrehë të Ministrisë së Mbrojtjes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›