E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush thotë se ka qindpërqind të drejtë, është maskara i maskarenjve

16-05-2013 / Nga Mexhit Prençi

(Sipas sentencës së Urtakut Çifut)
                                      
Problemi më i vështirë i njeriut në tërësi dhe njeriut politik e mediatik në veçanti është mosnjohja e vetvetes. Në përgjithësi njeriu  as që e vret mendjen për këtë. Paarsye pëlqen vetveten. Urtësisa popullore e ka paralajmëruar njeriun mendjelehtë me togfjalëshin “të hyftë vetja në qejf” që është edhe shpoti edhe nëmë. Mosnjohja e vetvetes bën që njeriu nga askushi ta shoh veten dikushi. Të rëndshëm. Të domosdoshëm. Njësh në parti. Kryeministër në qeveri. I beson iluzionit. Beson se di gjithçka, se bën gjithçka duke i dhënë vetes të drejtë qindpërqind (!)
Antipod i  tij është njeriu i vetëorientuar në qasjen e kërkimit të njohjes së vetvetes, por ky njeri  është i rrallë. Është i vetëorientuar dhe synon të hyjnë te vetvetja. Sapo e arrin këtë dëgjon zërat e brendshëm të qenies së tij. Natyrshëm monologon, dialogon dhe debaton për atë që është e mirë apo e keqe, e drejtë a e padrejtë, e  moralshme apo e pamoralshme. Kjo do të ishte shenjimi i fillimit të procesit të luftës për vetëpastrim që të çon drejt vetëndryshimit, - qasja e duhur për të kuptuar se kush je, çka është çelsi që hap portën e njohjes së vetvetes. 
Kjo do të thotë të jetosh në realitet dhe jo në surrealitet si neodiktatori Edi Rama që reciton kam qindpërqind të drejtë, pikërisht se nuk njeh veten dhe nuk di çfarë mund të bëjë dhe çfarë nuk mund të bëjë. Me guximin e çmendur i futet detit më këmbë pa ditur not. Kjo është katastrofë për të, rrezik për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.
Deklaron se nuk jam politikan. Po gjithë ditën e gjithë natën merret me politikë agresive,  arrogante, mohuese, bllokuese dhe gangstere. Të keqen nuk e sheh dhe nuk e kërkon te vetja, por jasht saj tek të tjerët. Ky Personazh, Pasardhësi i Qoftëlargut (siç e thërriste filozofi Isuf Luzaj, Diktatorin e Madh, pa ia zënë emrin në gojë), nuk mund ta dëgjojë e të bashkëbisedojë me tjetrin që nuk mendon, ndjen  e gjykon si ai në rrafshin e politikës, ekonomisë, drejtësisë ku është krejtësisht i paaftë apo në rrafshin e moralit që është kryeamoralist. Togfjalëshi, “kam qindpërqind të drejtë” është absurditet, surrealitet, fantazi e paarsyeshme  që e ka burimin te haluçinacionet, dhe defekte të tjera psikike. Të mirat ia atribuan vetes, të ligat kundërshtarit. Krrakërron si korb i zi: Unë dhe vetëm Unë  them të Vërtetën. Të tjerët Gënjejnë. Zero të drejtë ka kundërshtari im. Unë qindpërqind. Ja si e sheh dhe vlerëson Çifuti filozof, konceptin kam qindpërqind të drejtë: “Janë dy vetë që hahen ashpër me fjalë. Njëri syresh thotë kam pesëdhjetepesë përqind të drejtë. Shumë mirë, pra, s’ka pse të shamatohen apo të rrihen me njeri-tjetrin. Po kur thotë se ka të drejtë gjashtëdhjetepesë përqind?... Këtë, njerëzit e mençur e vënë në dyshim… Mirë, atëhere, po nëse thotë njëqëqindpërqind ka të drejtë?!..... Kush thotë se ka të drejtë njëqindpërqind është një kafshë e ndyrë, një bandill i frikshëm, maskara i maskarenjve”. Pasardhësi neodiktator do ta do quante armik Çifutin filozof.
I shkreti Pasardhës sa i sëmurë është. Ka diagnozë të keqe: “Etje e përbindshme për pushtet absolut”. Skizofreni e pashërueshme. Veten e sheh absolutisht të përsosur pa limit. Të tjerët i sheh me të gjitha negacionet. Bën çdo gjë si ia thotë truri surealist. Sfidon edhe ligjin edhe moralin. Unë jam ligji. Unë jam morali. Unë jam partia. Unë jam pushteti. Unë jam kryeministri. Unë jam forca. Unë do ta rilind Shqipërinë. Unë jam Pasardhësi i Ismail Qemalit. Filozofi gjerman Vilhelm Rajhu duke ligjëruar për deliromaninë, ndërmjet të tjerash thotë: “Njeriuc, të vjen era pordhë dhe ti pandeh se të vjen era violet”. Zoti e shpëtoftë Shqipërinë nga personazhe të tillë!
Gjithë ditën krrakërron, kam qindpërqind të drejtë, ndërsa natën sheh ëndrra të llhatarshme. Sheh skuadrën e tij të kuqe të rrahur dy me një nga skuadra blu. Sheh veten të rrethuar nga Nano, Malaj, Mejdani, Meta, Gjinushi, Miloja, Prifti, Koçi, Majko, Bello, një grup deputetesh gra, e të tjerë e të tjerë që thërrisnin: “Humbës i madh, jep dorëheqje!”... Dorëheqje! Dorëheqje!... Me ta bashkohen biznesmenë që u kish premtuar t’i bënte ministra, kandidat për deputetë që janë jashtë zonës së sigurisë, trashëgimtarët e Njeriut të Ri enverist, të quajtur Vezët e gjarpërit, të cilëve ju prijnë Ruçi e Tahiri duke krrakërritur fuqishëm e frikshëm: Dorëhiqu! Dorëhiqu!, sa e zgjojnë nga ëndrra e  përbindshme. Si bishë ngrihet nga krevati duke uluritur sa bie mbi të shoqen e cila tmerrohet. Vetëtimthi e rrok dhe përqafon fort, e pushton ëmbël-dhunshëm, ndërsa ai i kafshon veshin nga kënaqësia dhe i pëshpërit: Unë kryeministër, e ëmbla ime! Ëndrra që pashë ka kuptim tjetër për tje..tërrrrr...Pa mbaruar fjalën, hyn përsëri në ëndërr. Nuk vetëdorëhiqem. Do ngre popullin që më vjen mua pas ta përball me popullin tjetër që shkon me armikun tim të përbetuar Sali Berisha që ma ka nxirë jetën! Tak-fap vjen në vete. Përqafon të shoqen. Me çdo çmim do të fitoj Unë...Uunnnëë... Me çdo çmim (bërtet) UNË....
Ky neodiktator haluçinant, me etje të përbindhme për pushtet, është më i rrezikshëm se çdo tiran e sulltan. Në shoqëritë e cilivilizuara dhe qytetëruara përbindëshat i rrëfejnë si modele të shkatërrimit çka kumtojnë refuzimin e tyre. Pjesa më e madhe e shoqërisë sonë me bindje demokratike do të dijë me votën e lirë të mos lejojë të fitojë neodiktatura e Ramës që është vazhdim i diktaturës enveriste, lyer me bojëra postmoderne surealiste dhe absurde.
Njerëz! Mos i shitni bindjet tuaj për lirinë dhe demokracinë me asnjë çmim që ju afrojnë aventurierët dhe gangsterët politikë e mediatikë!
Gandit kur i kërkuan të mohonte bindjet që të mos e burgosnin u përgjigj: “Refuzoj të blej lirinë për të shitur bindjet”. Refuzimi i neodiktatuërs së Ramës është sfidë ndaj kthimit prapa dhe qasje për të ecur përpara për të realizuar idealet e dhjetoristëve: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›