E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Rama premton më 1 prill punësimin e të rinjve

02-04-2013 / Gazeta 55

Në 1 prill, Edi Rama gënjeu më fort për programin qeverisës së Partisë Socialiste. I pranishëm në një organizim të FRESH në sallën e Operës dhe Baletit, Edi Rama deklaroi se me programin e Rilindjes Kombëtare jeta e të rinjve nuk do kufizohet më vetëm tek kafenetë dhe facebook-u. Informacioni i PS për jetën e të rinjve është surreal sepse kufizohen në të dhëna të cekta dhe përbuzëse.
Të rinjtë studiojnë dhe çajnë jetën e tyre me një dinamizëm të paparë. Konkurrenca për tregun e punës në vend është aq dinamike sa të thuash që të rinjtë luajnë baste dhe qëndrojnë gjithë ditën në rrjetet sociale është një realitet i deformuar. 
Në fjalën e tij kreu i opozitës deklaroi se opozita e qeveria kanë vizione krejt të ndryshme për rininë e shkollimin e tyre.
Megjithatë diferenca mes programit të opozitës dhe mazhorancës aktuale është mes fjalëve premtuese dhe veprave të realizuara. Fjalët mund të paragjykohet ndërsa veprat jo. Gjatë 8 viteve qeverisjes kryeministri Berisha ka inaguruar ndërtimin dhe rindërtimin e 1300 shkolla (më shumë se 71 për qind e të gjitha shkollave ekzistuese) në të gjithë vendin. Ky është fakt. Po ashtu fakt është se në një hark kohor të shkurtër 6 vjeçar, rrogat e mësuesve, në përputhje me premtimin  e PD, janë jo vetëm dyfishuar, por janë rritur me 120 për qind sipas statistikave zyrtare.  Pra, në rast se 6 vite më parë, arsimtari i shkollës 9-vjeçare merrte 227 mijë lekë, sot, ai merr 505 mijë lekë. Në rast se arsimtari i shkollës së mesme merrte një rrogë 270 mijë lekë, sot, ai merr 590 mijë lekë.
Kuptohet vetiu, vendimi i qeverisë Berisha për të përjashtuar të rinjtë nga të gjithë taksat në 3 vitet e para të punësimit, do të ulë koston e punës e do të thithë më shumë investime të huaja, duke dhënë ndikim pozitiv në ekonomi. Marrja përsipër nga buxheti për të paguar detyrimet e sigurimeve shoqërore, shëndetësore, tatimi mbi të ardhurat personale për të rinjtë që punësohen për herë të parë deri në tre vitet e para është një nismë efikase duke shtuar dhe uljen e kostos së punës.
Sido që të jetë, një gjë është e sigurt: Edi Rama përpos fjalëve magjike të propagandës së rilindje nuk ka asgjë tjetër. Fjalët e përzgjedhura për të joshur të rinjtë dhe mësuesit nga ana e Edi Ramës mund të jenë të bukura, por mbajnë erë mashtrimi. Dhe sidomos në 1 prill gënjeshtra është produkt cilësor i shefit të opozitës pa opozitë. 
Në politikën reale Edi Rama nuk ka dhënë ndonjë mesazh pozitiv me sjelljen e tij.
Mesazhi i kreut të PS për të rinjtë  socialistë që merren me politikë sidomos me prurjet e reja në PS është demoralizues pasi jep kuptimin e përzgjedhjes  dhe ngjitjes në karriere jo nëpërmjet meritës dhe kontributeve në parti, por ç’ka është më e rëndësishme, afërsia me Shefin si pjesë e klientelës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›