E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Shtohen kërkesat e Vojvodinës për konsolidimin e autonomisë

30-08-2012 / Gazeta 55

Kryetari i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe politikani i njohur dhe popullor në Serbi e jashtë saj, Nenad Çanak, deklaroi mbrëmë për RTV “AL Zhazira-Ballkan“ se për Vojvodinën është më se i nevojshëm formimi i “Frontit kombëtar“ dhe se asaj i nevojitet ndihmë nëpërmjet internacionalizimit të çështjes lidhur me autonominë e saj në kuadër të Serbisë. “Vojvodina vazhdimisht trajtohet se fëmijë i mitur dhe hendikap, sepse nuk i lejohet të menaxhojë burimet e saj financiare, ndërsa Serbia ndaj saj sillet si ndaj një territori të pushtuar“- vuri në dukje Çanaku. Duke vijuar me temën e “internacionalizimit të çështjes së Vojvodinës“,  ai tha se ndaj Vojvodinës në Serbi po kryhet “dhunë familjare“ dhe se për këtë ky internacionalizim është i nevojshëm. “Kur dikush në shtëpinë e tij rreh gruan dhe fëmijët, pasi i ka harxhuar në pije të gjitha fitimet duke pirë, atëherë është e nevojshme që dikush ti drejtohet shërbimeve sociale. A quhet ky internacionalizim? Jo! Nuk është gjë tjetër veçse mbrojtje e atyre që janë të dobët dhe në këtë rast Vojvodina është e dobët dhe nuk është në gjendje ti kundërvihet e vetme kësaj gjendje dhe pozitës së saj në kuadër të institucioneve të Serbisë“- u shpreh në mënyrë figurative Çanaku duke i dhënë përgjigje në njëfarë mënyre edhe raportuesit të KE-së Kacin, i cili, gjatë vizitës në Vojvodinë, u shpreh kundër “internacionalizimit“ të problemit të Vojvodinës.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›