E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Filip Riker vizitë në Tiranë në 6 shtator

30-08-2012 / Gazeta 55

Axhenda e vizitës së zëvendës/ndihmës sekretarit amerikan përfshin takime me kryeministrin Sali Berisha si dhe presidentin Bujar Nishani
 
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Filip Riker pritet të vizitojë Tiranën më 6 shtator. Burime qeveritare bëjnë me dije se vizita e diplomatit amerikan parashikon takime me zyrtarë të lartë të vendit, presidentin e Republikës Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha. Me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti takimi do të zhvillohet rreth orës 11.30 në 6 shtator. Kjo vizitë vjen në një klimë debati politik në vendin tonë për heqjen e imunitetit dhe në prag të progres raportit të KE-së për marrjen e statusit kandidat. Zëvendësndihmësi i Sekretares amerikane te shtetit për Europën dhe Euroazinë, pritet të diskutojë dhe të përcjellë mesazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi zhvillimet e rëndësishme politike në vend. Përpjekjet e qeverisë shqiptare në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, por edhe zhvillime të tjera politike, parashikohet të jenë temë e bisedimeve mes zyrtarit amerikan dhe krerëve të shtetit dhe politikës.
Mësohet se diskutimet do të përqendrohen edhe mbi rolin që Shqipëria ka në stabilitetin dhe paqen në rajonin e Ballkanit. Zoti Riker, gjatë javëve të fundit ka vizituar disa vende të rajonit të Ballkanit .
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›