E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Foltorja” e ish-kryeministrit Berisha, u zhvendos këtë pasdite në Shkodër

“Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha, u zhvendos këtë pasdite në Shkodër. Disa figura të PD i janë bashkuar liderit historik të selisë blu, por deputetët e kryeqendrës së veriut nuk kanë qenë prezent. Të pranishëm në “Foltorën”e  Sali Berishës janë deputetët Flamur Noka, Gent Strazimiri, ish-deputeti Klevis Balliu, nënkryetarja e PD Shkodër Irena Shestani, Sekretari Aleksandër Marleci, ish-kryebashkiaku dhe ish-deputeti në 2017, Lorenc Luka, anëtarë të kryesisë së PD. Në takim, nuk raportohet të jetë e pranishme, Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë Shkodër. Fjalën e tij, ish-kryeministrin e nis me sulm ndaj Edi Ramës, i cili, sipas tij, ka diferencuar veriun, e veçanarisht Shkodrën, nga investimet.

“Për Edi Ramën veriu nuk ekziston”, tha Berisha. 

Sali Berisha vazhdoi me sulmet ndaj Lulzim Bashës, të cilin e quajti peng të Edi Ramës.

Nga Shkodra, ish-kryeministri tha se PD i humbi zgjedhjet, por nuk arriti të dokumentojë dhe ta ngrejë këtë problem te ndërkombëtarët.

Berisha e akuzoi Lulzim Bashën si tradhtar, që lufton vetëm për karrigen e tij.

“Kryetari harroi votën tuaj, harroi votën e qytetarëve dhe filloi të merrej me karrigen e tij. Më vend që të merrej me votën e qytetarëve, merrej me votën e tij.

Edi Rama na mori votën, pengu i tij na tradhtoi. Kapitulloi. Nuk mbrojti votën.”, tha Berisha.

Ish-kryeministri doli kundër nismës së PD për të ngritur Komision Hetimor, për atë që Basha e quan “masakra e 25 prillit”.

“Tani del e thotë se po krijoj një komision hetimor. Për çfarë? Ti duhet të shkoje në OSBE, në Këshillin e Europës, në Parlamentin Europian. Tani që ke filluar negociatat me të, po i bën furqe. Ky problem është fund e krye tradhti ndaj shqiptarëve”, tha Berisha. 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë kundër ndryshimeve kushtetuese që po diskutohen ditët e fundit mes maxhorancës dhe opozitës.

Nga Shkodra, Berisha u shpreh se nuk duhet të lejohet asnjë marrëveshje me Edi Ramën pa miratimin nga Këshilli Kombëtar i PD.

“Rama nis mandatin e tretë sepse opozita kaloi këto 8 vite nga dështimi në dështim. Nëse Rama nis mandatin e tretë, përgjegjësitë madhore bien mbi opozitën shqiptare. Ajo nuk qe e zonja të fitojë në asnjë nismë, përveç dekriminalizimit. Keni dëgjuar këto ditët e fundit që po bëjmë ndryshime kushtetuese. Po bëjmë këtë, po bëjmë atë. Nga cila marrëveshje me Ramën ka fituar opozita. Në asnjë prej tyre. Dua t’iu them të heqin dorë nga marrëveshjet pa miratimin paraprak nga Këshilli Kombëtar. PD ka forume politike. Nga marrëveshja në marrëveshje kemi shkuar nga disfata në disfatë”, u shpreh Berisha.

Vajza e Topallit i bashkohet Berishës në Shkodër, deputetëtVajza e Topallit i bashkohet Berishës në Shkodër, deputetëtVajza e Topallit i bashkohet Berishës në Shkodër, deputetët

     

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›