E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë: PS deklarata të pavërteta dhe keqdashëse

15-10-2012 / Gazeta 55

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë i është kundërpërgjigjur deklaratave të Partisë Socialiste, lidhur me mbrëmjen e organizuar nga ky fondacion për fëmijët me autizëm dhe me probleme të tjera shëndetësore. Në një deklaratë për mediat Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, i ka cilësuar deklaratat e zëdhënëses biznesmene të PS, Keti Bazhdari, si të pavërteta dhe dashakeqëse, duke sqaruar se ku shkojnë këto para.
“I themi znj. Bozhdari se këto para, në çdo qindarkë, shkojnë në shërbim të fëmijëve me autizëm dhe me probleme të tjera shëndetësore si dhe në ngritjen e qendrave të trajtimit të fëmijëve me çrregullimin e spektrit autik, gjithçka në mbështetje të vendimeve të Bordit të Fondacionit dhe në përputhje me ligjet dhe rregullat e këtij vendi”- thuhet në deklaratën e Fondacionit Fëmijët shqiptarë. Lidhur me pyetjen e dytë të Znj. Bazhdari se të kujt janë koleksionet e pikturave, fondacioni informon se veprat e artit, pjesë e ankandit janë të gjitha punime të artistëve shqiptarë dhe çdo pikturë është e pajisur me pasaportën e objektit që vërteton regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, si dhe shoqërohet me certifikatën e autenticitetit dhe marrëveshjen me autorin. Blerja e këtyre pikturave bëhet nga kompani apo individë bujarë, vendas e të huaj të cilët duke marrë pjesë në ankand përmbushin misionin social të bizneseve të tyre dhe ndihmojnë projektet e Fondacionit në ndihmë të fëmijëve.
Më tej Fondacionin sqaron se lidhur me shumat e paguara për çdo pikturë dhe çmimet e tyre fillestare, znj. Bazhdari mund t’i marrë në faqen zyrtare të Fondacionit por edhe në mediat që ajo citon vetë. Po kështu tavolinat e mbrëmjes gala sponsorizohen nga kompani apo individë bujarë që duan të kontribuojnë për shëndetin e fëmijëve.
“I themi kësaj zonje, se familja Berisha ka dhënë në vazhdimësi kontributin e vet, moral dhe material, në ndihmë të fëmijëve në nevojë.
Për të qetësuar zonjën, e ftojmë që si biznesmenë të bëjë një vizitë në këto qendra në Tiranë dhe jashtë saj duke shpresuar se do frymëzohet dhe ajo për të ndarë diçka nga biznesi i saj për fëmijët në nevojë”- përfundon deklarata e Fondacionit Fëmijët shqiptarë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›