E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/ Greva jo vetëm është politike, por dhe ideologjike

15-10-2012 / Gazeta 55

Nuk mjafton të kesh thinja të quhesh njeri i urtë dhe i sinqertë.
Kjo vlen për Pandeli Majkon, deputet i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër i vendit, i cili ditën e djeshme u gjend në ambientet e ashtuquajturës grevë urie të disa ish të përndjekur politikë gjatë regjimit komunist.
Deputeti i PS, Majko deklaroi për mediat se “greva nuk është politike”.
Ky paradoks logjik, që ka elementë një politikan si Majko dhe një koordinatori i grevës një ish-trafikant femrash si Tufa, si dhe një kauzë të vjetër dy dekada është përzierë në një tenxhere presioni të paparë mediatik, sidomos të mediave afër kreut të Partisë Socialiste. Edi Rama për dy grevistët në flakë, Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko, jo vetëm ka dalë në mbështetje me konferencë, por ka kontaktuar miqtë e tij politikanëve të së majtës  ideologjike. Në Itali Edi Rama ka kontaktuar me guvernatorin e rajonit Puglia Niki Vendolën, ndërsa në Greqi me drejtues të spitalit të Janinës.
Është e çuditshme që guvernatori rajonit të Puglias, Niki Vendola, kryetar i një partie të ekstremit të majtë (Sel), i cili është nën hetim për afera në emërime në spitalet e Puglias, të ofrojë ndihmë një të përndjekuri politik, pa kërkesën e shokut ideologjik Rama. Padyshim instrumentalizimi që Partia Socialiste i bën grevës së urisë në ditët e marrjes së statusit të vendit kandidat është një nga sjelljet më të pamoralshme të politikës njëzet vjeçare.
Deputeti Pandeli Majko, i cili edhe në parlament e deklaroi se kur ishte kryeministër i vendit nuk ka bërë asgjë, si të gjithë kryeministrat socialistë për 8 vite, ka fytyrë të dalë në mbështetje të kauzës së ish të përndjekurve politikë. Partia Socialiste, e cila edhe sot nuk ka dënuar krimet e komunizmit në Shqipëri dhe ka dalë kundër ligjit të Lustracionit, që brenda saj ka elementë të njohur të regjimit të kaluar si ish-ministra të brendshëm, ish-funksionarëve e bij të nomenklaturës së bllokut del në një mbështetje publike për ish-viktimat e saj është baraz me një rikthim në vendin e krimit.
Kuptohet vetiu që keqpërdorimi i grevës me njerëz me precedentë penalë dhe të dënuar jo në komunizëm, por në vitin 2005 për organizim prostitucioni flet vetë për natyrën e kësaj nisme. Investimi i kalkuluar i Edi Ramës dhe deputetëve të Partisë Socialiste për të përligjur politikisht grevën  e një shtrese të përndjekur nga regjimi komunist është përdhosja e fundit që i shkaktojnë një kategorie panafakësh.  
    

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›