E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijëve të mos u jepet paracetamol pas vaksinimit?

Paracetamoli duket të jetë i dëmshëm për fëmijët pasi kanë kryer vaksinën. Sipas një studimi të kryhet kohët e fundit nga një ekspertë britanikë dhe çekë të fushës së mjekësisë, në rast se pas vaksinimit, fëmijëve u jepet paracetamol, me qëllim parandalimin e temperaturës, atëherë efekti i menjëhershëm do të jetë dobësimi i sistemit imunitar. Të dhënat janë bazuar në vëzhgimin e 450 fëmijëve të porsalindur, paracetamoli tek të cilët ka dhënë efekt në uljen e temperatutës, por nuk ka dhënë në masën e duhur efektet e vaksinës. Pra, është vërtetuar se pas injektimit të vaksinës dhe marrjes së paracetamolit, niveli i antitrupave që veprojnë në organizëm është rreth 30 % më i ulët nga rastet e vëzhguara në të cilat nuk është konsumuar paracetamol. Mjekët thonë se edhe pse nuk është i rrezikshëm, sërish duhet evituar përdorimi tek fëmijët, përvec rasteve kur ky i fundit është i domosdoshëm.
Sipas të dhënave temperatura e lartë është e zakonshme tek 30-40 % e fëmijëve, sidomos në rastet kur i nënshtrohen edhe mjekimeve të tjera vec vaksinës.
Për këto përfundime shkencëtarët bazohen në faktin që paracetamoli ndërvepron me ato qeliza imunologjike në të cilat ndikon vaksina.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›