Fondacioni Shqiptaro-Amerikan ndihme Bashes per Tiranen Bashkia dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan projekte per zhvillimin ekonomik dhe punesimin ne kryeqytet

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha priti dje drejtorin Ekzekutiv te Fondit Shqiptaro-Amerikan dhe fondacionit te ndermarrjeve Michael Granooff si dhe anetaret e bordeve drejtuese me te cilet ndau vizionin dhe projektet e tij per Tiranen. Basha i njohu drejtuesit e fondit me planet e zhvillimit te qytetit me projektet strategjike si dhe me prioritetet per permiresimin e cilesise se jetes. Kryetari i bashkise u ndal ne vecanti ne projektet e infrastruktures si zgjatimi i bulevardit ndertimi i parkut te ri te Tiranes tramvaj ndertimi i stacionit te ri te trenit etj. si dhe ne planet e zhvillimit ekonomik dhe te punesimit te cilat jane prioritet i Bashkise se Tiranes.
Takimi
Ne Bashkine e Tiranes ndodhen miq te nderuar Bordi i Drejtoreve te Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve dhe Bordi i Drejtoreve te Fondit te Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan. Keto organizata kane nje rol te vecante dhe nje histori te gjate te perfshirjes ne Shqiperi dhe vecanerisht ne Tirane ne nxitjen e sektorit privat ne projekte te rendesishme te cilat kane kontribuar ne zhvillimin e ekonomise shqiptare ne punesimin rritjen dhe zhvillimin e tregut te punes por edhe ne fusha te tjera sociale kulturore etj. Kryebashkiaku Basha njohu Presidentin e bordit z.Granof me prioritetet e Bashkise se Tiranes ne tre drejtimet kryesore zhvillimin ekonomik dhe punesimin permiresimin e cilesise se jetes ne kryeqytet dhe permiresimin e cilesise se qeverisjes dhe sherbimeve qe ofron Bashkia e Tiranes. Drejtori Ekzekutiv i fondit Granoff nenvizoi se nga njera ne Bashkia e Tiranes ka nje axhende vertet te forte per te zhvilluar qytetin dhe nga ana tjeter kemi edhe Fondin e Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan i cili ka projekte qe jane mjaft te ngjashme me kete lloj vizioni. Ne fakt kjo eshte ajo per te cilen shqiptaret luftuan duke i dhene fund komunizmit dhe eshte nje moment shume i mire sepse nga njera ane shohim se Bashkia e Tiranes ka nje axhende vertet te forte per te zhvilluar qytetin dhe nga ana tjeter kemi edhe Fondin e Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan i cili ka projekte qe jane mjaft te ngjashme me kete lloj vizioni. Nje nga ceshtjet per te cilat diskutuam gjate ishte se si te kalonim nga qellimet e mira qe kemi tek gjerat konkrete qe duhen bere dhe nje nga fushat ku sot vihet theksi me i madh jo vetem ne Shqiperi por edhe ne bote eshte zhvillimi i partneritetit publik-privat. Nje nga gjerat qe njerezit duhet te kuptojne eshte se qeveria e vetme apo biznesi i vetem nuk mund ti bejne konkrete gjerat ndaj kerkohet bashkepunim ne menyre qe keto para te marra apo keto fonde te cilat nga njera ane jane te taksapaguesve nga ana tjeter te fondit te jene vertet vepra konkrete dhe te matshme ne te ardhmen. Ne fakt diskutuam per synimet vlerat orientuam ekipet tona qe te punojne bashkerisht me njeri-tjetrin dhe ne menyre dinamike ne menyre qe heren tjeter kur te mblidhemi se bashku te themi se kemi bere gjera konkrete dhe te matshme - u shpreh presidenti i Bordit te Fondacionit te Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan z. Michael Granof. Drejtuesit e fondit shqiptaro-amerikan e vleresuan kete axhende projektesh te Bashkise se Tiranes dhe shprehen gatishmerine e tyre per te bashkepunuar ne funksion te zhvillimit te qytetit dhe te permiresimit te cilesise se jetes.