Emigrantet shqiptare ne Itali te papunet ne shtepi pas 3 muajsh

Pritet votimi qe do te behet ne Parlament Kundershtime te hapura nga emigrantet
Emigrantet ne Itali mund te perballen me nje ndryshim rrenjesor per ligjin e te papuneve. Ndersa Italia perpiqet te dale nga nje prej krizave ekonomike me te renda te historise se saj priten te ndodhin nje sere ndryshimesh sociale dhe ekonomike. Ligji me i fundit i propozuar ne Parlamentin italian ka qene ai per punonjesit e huaj qe mund te sjelle kufizimin e disa te drejtave. Propozimin e ligjit e kane paraqitur ditet e fundit nga deputetet e Leges i nenshkruar nga kryegrupi Reguzzoni ne kuadrin e dekretit per zhvillimin. Mes te tjerash parashikohet reduktimi ne vetem tre muaj i te drejtes se rimbursimit per papunesi per shtetasit jokomunitare nga gjashte qe parashikohen ne tekstin unik qe disiplinon imigracionin. Ai qe pati kete ide ka qene Massimo Bitonci qe udheheq legistet ne Komisionin e Bilancit. Praktikisht - ka shpjeguar ai - ne rastin kur nje qytetar jokomunitar humbet vendin e punes e nuk mund te tregoje se mund te mbaje veten me te kaluar tre muajt mund te riatdhesohet. Kjo nuk eshte hera e pare qe eshte kerkuar reduktimi i muajve per te papunet pasi dhe me pare eshte kerkuar nje gje e tille.
Te papunet
Ne vitin 2009 legisti Fugatti provoi te kerkonte nje kufi maksimal prej gjashte muajsh per rimbursimin e papunesise te jokomunitareve por pastaj e terhoqi menjehere sapo i vune ne dukje qe ishte pa me te voglin dyshim antikushtetues dhe kunder ligjit mbi imigracionin qe barazon punonjesit e huaj me ata italiane. Por sic duket kjo pritet te jete nje ceshtje serioze pasi duke pare kushtet ekonomike ne parlamentin e Italise mund te miratohet ky ligj qe eshte i papranueshem sidomos per emigrantet shqiptare. As nje vit me pare pikerisht ne Montecitorio nensekretari per Ekonomine Giuseppe Casero pranoi ne fakt dy rende te dites per te shtrire kohezgjatjen e lejes se qendrimit per kerkim pune ne menyre qe te mos kthehet ne klandestin ai qe per shkak te krizes humbet vendin e punes. Propozimet e Leges mbi punonjesit imigrante te kujtojne regjimet me te keqija kolonialiste ku imigrantet konsideroheshin veten makine pune perdor e hidh pa dinjitet e pa te drejta - komenton Khalid Chaouki pergjegjes per qytetaret e rinj ne PD. Vete kreret me te larte te politikes italiane nuk e kane pranuar kete vendim por do te jete Parlamenti ai qe do te vendose perfundimisht nese ligji do te aprovohet apo jo.
Emigrantet
Emigrantet nga ana e tyre e kane quajtur te papranueshem ligji e ri qe pritet te hidhet ne votim ne ditet e ardhshme. Ata kane komentuar se punonjesit imigrante nuk jane ne dispozicion te Bossit dhe Reguzzonit. Jane para se gjithash persona qe kane dhene kontributin e tyre per vite me radhe per mireqenien e ketij Vendi ne shume raste te legalizuar nga qendra e djathte me nje senatore rekord dhe qe sot viktima te krizes ekonomike qe nuk varet prej tyre nuk mund te flaken tutje dhe te etiketohen si klandestine qe duhen debuar - tha nje prej emigranteve te huaj ne Itali. Emigrantet shqiptare i kane quajtur keto veprime si raciste dhe se nuk perfaqesojne kulturen dhe respektin qe kane me njeri-tjetrin populli italian dhe ai shqiptar.
Nis puna per abetaren e perbashket midis Shqiperise dhe Kosoves
Nxenesit e klasave te para ne Shqiperi e Kosove do ta mesojne gjuhen shqipe me te njejten abetare. Vitin e ardhshem shkollor ne te dyja shtetet do te qarkullojne tekste te perbashketa. Pak muaj pas nenshkrimit te marreveshjes mes dy ministrave te Arsimit do te hapet konkursi per tekstin me te mire.Kjo ide e hedhur para disa muaj fillimisht nga ministri i Arsimit te Kosoves dhe me pas ai i Shqiperise shume shpejt do te nise punen per hartimin e saj. Ky ndryshim nuk do te perfshije vetem shkollat e Kosoves por dhe ato te Shqiperise. Te gjitha klasat e para do te fillojne vitin e ri shkollor me te njejten abetare. Pritet qe te mos jete abetarja e perdorur se fundi ne klasat e pare te vendit tone por do te jete e tille qe te pershtatet edhe ne kushtet dhe te foluren e shqiptareve ne Kosove.
Gjithcka e bejne me dije specialistet e MASH-it ne Tirane. Sipas tyre ne nentor nis konkursi mes shtepive botuese.
Autoret e teksteve do te jene te perbashket edhe shtepite botuese gjithashtu. Ky do te jete libri i pare ne marreveshjen qe do te pasohet me libra te tjere. Kete liber patjeter do ta fusim ne muajin shtator te vitit 2012 aq me teper qe kombinon edhe me 100-vjetorin e lindjes se shtetit shqiptar ne te dyja vendet - kane sqaruar specialistet e Ministrise se Arsimit.
Sipas tyre i vetmi kriter ne perzgjedhjen e shtepise botuese do te jete qe subjekti te jete shqiptaro-kosovar shkruan gazeta Panorama.Ky nuk do te jete bashkepunimi i vetem per ekspertet e arsimit te te dyja vendeve por do te shtrihet dhe ne fusha te tjera qe i perkasin arsimit. Ne vitet ne vazhdim mendohet qe te shtrihet ky projekt duke realizuar nje arsimim te perbashket deri ne klasat e katerta. Ministrit i Arsimit Myqerem Tafaj me pare ka theksuar se kjo do te jete nje arritje per te dy popujt dhe do te perfshije shume fusha te arsimit por dhe te tjera.