E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: “Minerva”

Dikur kishim një bisedim të vogël me Nebilin rreth problemit të “Minervës” vitin e shkuar. E mbani mend. Unë thosha se kemi përmbajtje ideologjike, revistë me drejtim dhe me tendencë të caktuar, që do të ishte si organ i organizimit të jetës kulturale të Kombit. Kërkoja një revistë që na duhej. Nebili, më shumë ekspert nga unë në misteret gazetare të ditëve tona ose, semplërisht për shkak temperamenti, merreni si të doni, thoshte jo. Përkrahu pikpamjen e kundërtë. Donte një Revistë që shkon. Pikpamjet e mia në lidhje me këtë çështje dihen nga këndonjësit, kaq nga artikullat e mia të përparësinë të botuara pak kohë më parë në këto shtylla sa edhe nga disa shënime të vjetër, të shpërndara në “Demokratinë” e Gjirokastrës, si edhe që nga koha e asaj Reviste t’onë jetë-shkurtër, që për fat t’onë të keq provuan ta botojnë. Vangjeli dhe unë, vetëm për një number, prapë atje në Gjirokastër. Është e tepër t’i përtërit këto pikëpamje. Nebili i hoqi udhën e tij. Kishte pikëpamjet e tija dhe mundi të sigurojë edhe mjetet e nevojshme. ǒbëri? Në ç’gjë përfundoi? Themeloi “Minervën” e tij thuaj se fill vetëm edhe e mbajti tre vjet me radhë. Unë dikur isha çuditur që “Minerva” mundi të qëndrojë në këmbë gjashtë muaj. Tani u bënë tre vjet. Kjo gjë ka kuptim dhe shihet për herë të parë. As nonjë Revistë tjetër gjer sot, Revistë me origjinë të sotme Tiranase, nuk ka mundur të rrojë dhe titulli i nderit i takon thua se krejt themelonjëst të saj simpatik, gazetari i vërtetë, i cili rron dhe do të rrojë me passion dhe me dashuri brënda në mundimet e jetës gazetare dhe jo për hir ose me anë të saj. Kjo gjë është fisnike dhe e shquar. Po gjëja më e shquar është përfundimi: Kemi sot një Revistë në Tiranë me një farë bazë qënieje, me të shkurtër, me miq, me simpathira dhe më një qarkullim mjaft të gjërë brënda në vënd dhe jashtë nëpër kollonitë shqiptare.

Kur arrita këtu në Tiranë, në Zyrat e Minervës gjeta një letrë të Vangjelit për Nebilin, letrë shkruar pak ditë më parë se të vija unë. Vëllaj i Gjirokastritit bënte një propozim të ri: të bëhet një “fusion” midis të dyja pikëpamjevet, të Revistës që duhet dhe të Revistës që shkon. Revista të fitojë një vitalitet intelektual më të math, pa humbur as gjë nga aktualiteti i saj. Propozimi i Vangjelit më pëlqeu. Rijtëm dhe biseduam miqësisht. Dhe pamë me kënaqësi të shoshoqëvet se njeriu përfundon më mirë në një gjë kur rri e bisedon ballë për ballë se sa kur merret vesh me anë të postës ose me anë të penës gazetare. Mbetëm në një mëndje. Dhe shtruam me një herë programin e bashkëpunimit. Një program, i thjeshtë, i pastër, i kthjelltë. Pa pretendime të mbëdha. Vumë përpara realitetin, konditat e gjalla të jetës kombëtare, të thara e të pikura dhe pa gëzim ashtu siç janë, dhe thamë në mes t’onë se nuk mundemi të bëjnë mrekullira. Punë. Brënda në kuadrin e mundësivet dhe nevojavet të sotme. Këshillë, ndihmë, shtytje për të vetmen përpjekje shqiptare positive të sotme, që lufton me njëmijë mundime dhe me njëmijë shkatërrime, që të përfundojë me nonjë farë sukses fazën e parë të shtetëzimit të Idesë Kombëtare. Pastaj, nga ky element ideologjik nacionalist, idea e Shtetit, a nuk është varurë tërë gjëja e re, që symbolize përpjekjen historike të popullit dhe që karakterizon, shihni mirë e thellë të rrahurën reformative të epokës s’onë shqiptare?

B. M

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›