Bllokohen 6 makina te vjedhura arrestohen poseduesit
Nga operacionet policore u arrestuan edhe kater personat qe perdornin automjetet e vjedhura si dhe kater persona per perdorim lendesh narkotike
Ne kuader te operacionit te koduar Vjeshte 2011 policia e Tiranes ka bllokuar gjashte makina te vjedhura duke ndaluar edhe poseduesit e tyre. Blute e kryeqytetit kane bllokuar automjetin tip Mercedes-Benz me targa TR 6881 K qe drejtohej nga shtetasi Flamur Doda 23 vjec.
Kjo makine u bllokua per shkak se nga verifikimi i bere ne sistemin ASF2 te Interpolit rezultoi e vjedhur ne Itali me 21.2.2005. Makina para se te vidhej kishte patur targa origjine CJ 8228 CJ.
Gjithashtu u bllokua automjeti tip Volseagen Pasat me targa AA 910 BB ne pronesi te shtetasit Petrit Duro 53 vjec lindur dhe banues ne Tirane. Kjo makine rezultoi e vjedhur ne Bosnje me 05. 05. 2010 me targa origjine T16M320 dhe nga intervistimi i bere rezultoi se Petrit Duro ia kishte blere mjetin shtetasit Niku Osmanaj 35 vjec lindur e banues ne Vlore. Policia po punon per kapjen e Niku Osmanajt. Policia e Tiranes bllokoi automjetin tip Mercedes-Benz me targa AA 505 BH ne pronesi te shtetasit Eurel Hoxha 26 vjec lindur dhe banues ne Tirane pasi rezultoi i vjedhur ne Angli me 6.8.2006 me targa origjine HT05KFC. Automjeti eshte futur ne territorin e Shqiperise me 24.10.2011 nga shtetasi Lonard Valbona 27 vjec i cili po kerkohet nga policia. U sekuestrua automjeti BMW 730 me targa TR 4392 I qe drejtohej nga shtetasi Krisi Breshani 19 vjec lindur dhe banues ne Tirane sepse rezultoi i vjedhur ne Ceki me 26.1.2004 me targa origjine 2A95401. Nga verifikimet rezultoi se mjeti eshte regjistruar ne emer te shtetasit Ylli Shehu 30 vjec banues ne Kamez. Po keshtu u bllokua automjeti Mercedes-Benz taksi me targa TR 749 A pasi rezultoi i vjedhur ne Bullgari me 11.6.1999 me targa origjine C3980CB. Blute e policise ndaluan per kete rast shtetasin Ramadan Morina.
Gjate operacionit policor Vjeshta 2011 u sekuestrua edhe automjeti tip Volkswagen Phaeton me targa TR 3949 T i cili ne momentin e bllokimit drejtohej nga shtetasi Joakim Reis Bedo 47 vjec lindur dhe banues ne Tirane. Nga verifikimi i bere ne sistemin ASF2 te Interpolit ky mjet rezultoi i vjedhur ne Bosnje me targa origjine 478J863. Nga marrja ne pyetje e Joakim Bedos u mesua se mjeti i ishte blere Ermal Bashkim Gashit i cili do te procedohet nga prokuroria. Nderkohe gjate hetimit per shperthimin e nje lende plase ne Tirane ka cuar forcat e policise ne sekuestrimin e 500 grameve hashash. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne kryeqytet dhe ne pranga kane rene 4 persona pas njoftimit per shperthimin e nje lende plasese ne nje banese ne rrugen Naim Frasheri. Pasi kane shkuar forcat e rendit ne vendngjarje eshte pare se nje sasi e vogel tritoli kishte shperthyer ne ballkonin e nje ndertese. Ndersa kontrolli i baneses ku ndodheshin 6 te rinjte mes tyre dhe nje vajze ka bere qe te sekuestrohet edhe sasia e droges. Personat e arrestuar jane Almir Agim Gjidia 19 vjec banues ne Tropoje Rinor Sahit Osmanaj 26 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per falsifikim te kartemonedhave J. K. 16 vjec banues ne Tropoje Ardit Shaqir Ymaj 24 vjec Besiana Selman Cara 20 vjece dhe Roland Hasan Arifaj 24 vjec banues ne Tirane.
Ndaj Cares dhe Arifajt u mor masa e procedimit ne gjendje te lire. Te rinjte jetonin me qera ne shtepine ku shpertheu lenda plasese. Nderkohe qe mesohet se nga shperthimi nuk ka pasur deme materiale. Policia po heton per aktivitetin e te rinjve me lendet narkotike dhe arsyen e vendosjes se sasie se eksplozivit.
Ngjarja
Shperthimi i tritolit ndodhi rreth ores 2 e 30 te mengjesit te dates 21 tetor ne katin e dyte te nje pallati ne rrugen Naim Frasheri. Nga ky shperthim nuk ka pasur te demtuar ne njerez por vetem deme te natyres materiale. Shperthimi ka shkaktuar deme edhe ne katin e trete te pallatit si dhe ne disa makina te cilat ndodheshin te parkuara ne zone. Uniformat blu te komisariatit numer 2 kane bere shoqerimin e kater djemve qe banonin me qera ne apartament. Gjate kontrollit te tre te rinjve nga Tropoja u eshte gjetur edhe nje sasi prej 4. 5 kilograme hashash. Policia po heton per te zbardhur rrethanat e shperthimit dhe motivet qe kane cuar ne kete akt.