E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni "Fëmijët Shqiptarë" dhuron 10 mijë euro për familjet e përmbytura

Fondacioni "Fëmijët Shqiptarë", me Presidente Liri Berisha, duke vlerësuar me shqetësim situatën e krijuar prej kushteve të pazakonta klimaterike në zonat e Qarkut të Shkodrës dhe atij të Lezhës. Në llogaritë e hapura nga Qeveria Shqiptare për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve dhe familjeve të prekura nga përmbytjet ky fondacion kontribuon me një vlerë prej 10 mijë eurosh. Gjithashtu Fondacioni është angazhuar gjatë këtyre ditëve e në vijim për organizimin e aktiviteteve

sensibilizuese për mbledhje fondesh të ndryshme në ndihmë të familjeve, pasi vlerëson se nevojat e tyre janë të shumta dhe emergjente. Fondacioni ka vendosur t'i qëndrojë pranë këtyre banorëve nga kjo katastrofë natyrore, me shpresën që kjo të lehtësojë sadopak dhembjet e tyre.  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›