E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondet e BE, Berisha: Kërcënohen nga fshesa në administratë

mbledhaj e qeveriseNë mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri në detyrë, Sali Berisha njoftoi se vendi ynë është vendi i parë në rajon i cili arriti të kualifikonte administratën për të marrë përsipër prokurimet e fondeve të BE-së.

Deklarata

Për këtë arritje kryeministri falënderoi veçanërisht Ministrinë e Integrimit dhe atë të Financave. Pas një punë serioze tre vjeçare të bërë nga qeveria, Shqipëria arrin të bëhet vendi i parë në rajon që të kualifikojë administratën e vet për të marrë përsipër prokurimet e fondeve të BE në përputhje me standardet e KE. Për këtë qëllim janë ngritur njësitë përkatëse, më e madhja është në ministrinë e Financave, por krahas kësaj funksionojnë njësitë në të gjitha ministritë e linjës, njësi të kualifikuara këto dhe më së fundi të audituara dhe të certifikuara nga vetë ekspertët e fushës së KE, tha Berisha.

Fondet

Në vijim, kryeministri ju rikthye edhe një herë çështjes së përfolur së fundmi për një fshesë të qeverisë së re në drejtim të administratës aktuale. Sipas Berishës, nëse kjo ndodh vendi jonë mund të marrë statusin e vendit kandidat por mund të mos përfitojë nga fondet e BE-së. Në këtë kontekst mbetet një problem serioz faktori kushëri, e cila drejton tenderin e fshesës ndaj administratës. Është zgjedhur me përparësi të madhe dhe imagjinoni ju, një investim kolosal që është bërë të futet në rreth të kuq pa u ulur akoma, dhe të zëvendësohet me njerëz të cilët, nuk kanë dëgjuar ndonjëherë kurrë për këtë projekt. Kjo do të thotë që Shqipëria pavarësisht se mund të marrë statusin mund të mos përfitojë fondet që rrjedhin nga marrja e statusit dhe kërcënimi është shumë serioz, u shpreh kryeministri në detyrë, Sali Berisha.

Berisha-gazetarëve: Nisuni për në Vlorë, merrni dhe rrobat e banjës

 Kryeministri Berisha nuk i kurseu as komentet për mbledhjen e qeverisë Rama në Vlorë. Vetëm pak momente para largimit të gazetarëve nga salla ku po zhvillohej mbledhja e qeverisë, Berisha ju drejtua gazetarëve duke thënë: Tani pas mbledhjes, nisuni dhe ju në Vlorë, por mos harroni merrni me vete rrobat e banjës, u shpreh Berisha, ndërkohë që kjo fjali e tij është shoqëruar me të qeshura nga ministrat e pranishëm në mbledhje. Gjatë kohës që kryeministri në detyrë po zhvillonte mbledhjen e qeverisë, kryeministri i zgjedhur Edi Rama në Vlorë zhvillonte takimin e parë me ministrat e ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›