E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Shqipëria ka shanse ta marrë shumë shpejtë statusin

sequiAmbasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi tha se Shqipëria ka mundësi për të marrë shumë shpejtë statusin e vendit kandidat. Sipas ambasadorit, miratimi i tre ligjeve është një hap i madh në drejtim të marrjes së statusit.

Deklarata

Duke folur para të rinjve të LRI-së në Jalë, ambasadori Sequi tha se vendi jonë ka bërë hapa duke përmbushur disa nga kushteve e kërkuara nga BE. Siç e dini për të martë statusin e vendit kandidat ne kemi kërkuar një sërë kriteresh, njëra prej të cilave ishte edhe aprovimi në parlament i tre ligjeve që fatmirësisht u bë para zgjedhjeve të 23 qershorit, tha Sequi. Më tej, ambasadori i BE-së, Ettore Sequ tha se kemi kërkuar edhe disa angazhime sa i pirjet luftës kundër korrupsionit dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe kjo është pjesë e kapitullit më të rëndësishëm. Në këtë drejtim nuk është se kemi shumë kohë për të parë rezultate, por gjithsesi shoh se ka disa lëvizje interesante. Mendoj se me angazhimin e duhur dhe me ndërmarrjen e shpejta të disa veprimeve, shanset janë shumë të larta sa i përket marrjes së statusit, theksoi shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë. Në ditën e dytë të aktivitetit të organizuar nga LRI-ja në Jalë, Ettore Sequi referoi në seminarin me temë Çfarë përfaqëson BE për Shqipërinë dhe sfidat e menjëhershme për Tiranën. Duke folur për këtë temë ambasadori Sequi shpjegoi se BE është një sistem vlerash të përbashkëta, që ka të bëjë me barazinë gjinore, me të drejtat e njeriut në tërësi, me barazinë ndaj ligjit dhe me standardet dhe me rregullat në tërësi. Nesër një pjesë e juaja do të ketë përgjegjësi më të mëdha qoftë në qeverisje dhe në administrim. Kërkoni barazinë para ligjit, sepse kjo ju jep ju mundësi të barabarta për të pasur progres dhe për të ecur përpara në jetë. Përpiquni të jeni sa më aktivë sa më kërkues në mënyrë që edhe me ndihmën tonë të arrini sa më shpejt të bëheni pjesë e kësaj familje të madhe që është Bashkimi Evropian, u shpreh ambasadori Sequi. Ai iu bëri thirrje të rinjve që marrin pjesë në jetën politike të vendit, në jetën aktive publike dhe ta kenë të qartë se integrimi në BE është në interesin e vendit, një interes që përfshin konkretisht jetën e njerëzve.

Berisha: Shpresojmë që statusi të merret në dhjetor

Edhe kryeministri në detyrë, Sali Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë tha se Shqipëria i ka të gjitha mundësit për të marrë statusin e vendit kandidat në muajin dhjetor. Duke risjellë edhe një herë në vëmendje bllokimin që opozita e drejtuar nga edi Rama i bëri statusit duke mos votuar tre ligjet, kryeministri Berisha tha se marrja e statusit do ti jap mundësi vendit për të përfituar më shumë fonde nga Bashkimi Evropian. Prej tre vitesh i bllokoi në qindra e qindra milionë dollarë qytetarëve shqiptarë me bllokimin e statusit nga zoti Rama, duke u bërë direkt një faktor i thellimit, i rëndimit të problemeve ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Por më në fund, në maj ligjet u votuan, statusi besojmë dhe urojmë që të merret në dhjetor dhe thirrja jonë është që Shqipëria e meriton plotësisht statusin, ti jepet, në mënyrë që Shqipëria të përfitojë qindra, milion euro të tjera në të gjitha fushat, fonde që Shqipëria i ka shumë të nevojshme, që të përmirësojë ende infrastrukturën e saj për të vazhduar procesin e zhvillimit të saj, për të arritur në një vend të zhvilluar, u shpreh kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›