Fondet e OJQ-ve te Grave
Nga Mira Pirdeni*
Ne kemi nevoje per nje transformim radikal per menyren se si ne e konsiderojme parane. Kjo marredhenie preket nga besimet tona patriarkale te hershme dhe nga perceptimi yne per t'u shperblyer financiarisht. Qellimet tona jane te drejta dhe per rrjedhoje ia vlejne te mbeshteten me burime ne menyre qe t'i shnderrojme ato ne nje realitet per te gjithe njerezit e botes
Lydia Alpízar
Gruaja e moshuar: Ze i munguar
Qe prej Marsit 1991, kur isha pjese aktive e levizjes se pare te Gruas, per te sjelle ndryshimin ne Shqiperi, asnjehere nuk jam ndjere me e pafuqishme se ne kete 8 Mars 2009. Tashme jam nje grua e moshuar. Grate e moshuara e shohin Marsin si nje mundesi per te nxitur diskutimin mbi te drejtat e tyre. Moshimi eshte ceshtje shume e rendesishme per grate e te gjitha moshave; ndermjet te tjerash ato jetojne me gjate se burrat, keshtu qe me rritjen e jetegjatesise rritet domosdoshmeria per te perballuar nevojat reale te tyre. Shqetesimet e Gruas se Moshuar Shqiptare, tashme te njohura dhe ne revistat prestigjioze, nderkombetare te levizjes se Moshimit, jane futur ne rrjedhen e levizjeve globale. Traktati i CEDAW (Konventa kunder Dhunes) u kerkon shteteve qe te raportojne mbi "grate e moshuara" ne sesionin e tij te ardhshem. Ekspertet duke degjuar shqetesimet tona kuptuan se dimensioni "Moshim" i jetes se grave kerkon veprim. Ndihem krenare sot si grua shqiptare kur shoh se ka Familje qe merren me vendime te rendesishme, se cfare duhet te lene pas si trashegimine tone me vlera unikale per te tjerat gjenerata.
Pata fatin te jem pjesemarrese ne mbrojtjen e disertacionit te Valbona (Nesimi) Toska, vajza e Prof. Dr. Remzi Nesimi Albanolog, pjesemarres aktiv i Drejteshkrimit te Gjuhes Shqipe, ne Shkup. Nje tradite e vazhduar jo vetem e familjes por edhe e Fakultetit te Filologjise "B. Koneski" ku serioziteti, bashkepunimi, respekti zoteronte auditorin te perfaqesuar nga akademike, si linguistja e mirenjohur Polake, Zuzana Topolinska, Prof. Emil Lafe nga Shqiperia, etj. Konsideratat dhe lulet ishin pa fund. Me krenarine e te qenit Grua Shqiptare, Dr.Valbona u paraqit me nje studim te mirefillte shkencor origjinal, fryt i nje hulumtimi sistematik disavjecar dhe i nje pergatitjeje teorike te shendoshe. Isha e lumtur, per rolin "grua, shkencetare, shqiptare", kur perfaqesuesja e Departamentit te gjuhes Turke Znj. Sena Arif-Sesum beri nje pershkrim mahnites per Dr.Valbonen duke cmuar jo vetem backgroundin e saj familjar dhe profesional, por dhe klasin, stilin elegant te paraqitjes se saj, karakterin e forte, tere plotesine qe vetem nje grua shqiptare di te transmetoje dhe qe aq veshtiresisht e arrin.
Megjithese perfaqesuese e ASAG, (Shoqeria Shqiptare per te Gjitha Moshat), me nje ndikim te dukshem ne forcimin e zerit te gruas se moshuar, kete 8 Mars u ndjeme te varfra.
Ne nuk kishim ze!
Sepse fondet sikurse dhe dihej, por tani u duk qarte, kalojne vetem neper duart e qeveritareve, deputeteve, pasardhesve te ish nomenklatures, etj. Edhe pse vete vij nga nje familje veteranesh, (me nje protagonizem te theksuar social), nje grumbull njerezish, qe ruajne fort privilegjet nga pushteti si familje veterane te luftes, etj. dhe qe kane humbur tashme jo vetem aftesine, por edhe kenaqesine e te menduarit ndryshe, jane te vetmit protagoniste. Njekohesisht ndjejme mungesen e theksuar te memories institucionale, vleresimin me metoda te vjetra dhe keqmenaxhimin e burimeve njerezore. Perjashtimi yne, qe nuk eshte i rastesishem, po sjell pasoja negative. Te njejtet individe, te ashtuquajtur specialiste marrin zotimin per te bere gjithcka dhe jane kthyer ne njerez te rilindjes. Ne kohet e sotme, specialisti nuk mund t'i beje te gjitha. Universi i dijes eshte aq i zgjeruar, sa qe nje njeri qe fut hundet kudo, nuk eshte me as specialist, as intelektual, por thjesht nje njeri me opinione dhe miqesi. Specialisti i menaxhimit te politikave shoqerore duhet te dije te perdore burimet njerezore (specialistet e fushes). Ka ardhur koha qe politikat shoqerore te marrin parasysh ndarjen e funksioneve ne bazen e modelit te ndihmes sipas nevojave. Strukturat shoqerore, shteterore dhe nderkombetare bejne nje perzierje te specialistit te zbatimit me ate te vleresimit qe eshte nje problem pak a shume i njejte me ate te qeveritarit te dypunesuar: behet konflikt interesash. Kur, planifikimi dhe zbatimi i plan-veprimit duhet te behet vetem nga specialiste te fushes. Ne menyre te vecante, vleresimi i programit duhet te jete i ndare nga zbatimi; qe te mos humbim paanesine, aq te nevojshme ne vleresimin e suksesit. Nje model i tille qe shkon qe nga zbulimi i nevojave e deri tek vleresimi dhe rishikimi i planeve, na lejon pervijezimin e politikave qe jo vetem sigurojne sukses, por edhe jane te ndjeshme ndaj nevojave lokale.
Ka ardhur koha qe ravijezimi i strategjive te ndjeke nje model qe jo vetem merr parasysh nevojat lokale dhe globale, por edhe te shfrytezoje burimet lokale njerezore, pa risi te panevojshme.
Fondet jane nje mbeshtetes i rendesishem i organizatave te grave.
Levizja globale e gruas ndermori nje nisme strategjike "Ku jane parate per te drejtat e grave?", kjo, per te fituar njohuri mbi tendencat e sigurimit te fondeve, per te kuptuar me mire si shtrihet baza e burimit per organizatat e grave, per te influencuar mbi politikat dhe praktikat e donatoreve ne sektore te ndryshem. Ne kete menyre do te shkohej tek qendrueshmeria financiare e levizjeve te grave ne bote duke nxjerre ne pah rendesine e mesimeve nga eksperiencat e mobilizimit te burimeve bashkepunuese dhe menyrave te reja per shkallezimin e programeve, per rendesine e ndertimit te urave dhe me ne fund per mbeshtetjen me donatore baze.
ASAG, me ndihmen e medias se shkruar dhe elektronike ka bere te njohur edhe diskriminimin transparent te shume grave te moshuara, me shprese qe te sensibilizonim shoqerine dhe ato segmente te shtetit ne vemendjen e te cilave duhet te jete ky perjashtim i thelle social, kjo vobektesi e tmerrshme e pushtetit lokal dhe ky sistem i rrezikshem drejtesie qe arrin te penalizoje ne menyre c'njerezore te moshuarit dhe pikerisht modelin e nje nene te sakrifices sic ishte gjyshe Ferideja, e cila cdo dite perballej e vetme me sfiden e kujdesit per bashkeshortin e semure, dy femijet jetime dhe buken e gojes.
Eshte nje nga levizjet globale me te rendesishme, se si te mbeshteten gjysherit prinder.
Ne mendojme se zhvillimi ekonomik i papershtatshem mund t'i kete rrenjet ne mungesen ose deshtimin ne zhvillimin social. Zhvillimi social i suksesshem nenkupton rritjen e individeve dhe grupeve qe te aftesohen per te bere jete aktive dhe produktive dhe te realizojne tere potencialin e tyre njerezor. Pyetja e vertete eshte: Cfare do te stimuloje ne menyre te shpejte ekonomine dhe ne te njejten kohe t'i jape kombit tone nje investim te qendrueshem dhe afatgjate?
Ne, grate e moshuara, qe ndjehemi te pergjegjshme per fatet e familjeve tona, nxisim qeverine(-te) per vizione dhe misione te reja qe do te realizojne zhvillimin dhe perfshirjen e gjithe burimeve njerezore, Ne kerkojme zhvillimin e nje stature lokale te afte ne adresimin e ceshtjeve te komunitetit si kujdesi shendetesor, siguria publike, edukimi, sporti etj.
Ne duam nje komunitet aktiv.
(*) Presidente e ASAG, Shoqeria Shqiptare per te Gjitha Moshat