E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksporti i energjise, 5 milione euro

Blerina Hoxha

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka siguruar nje shume prej 5milione eurosh, nga shitja e energjise elektrike ne Greqine fqinje. Burimet brenda KESH njoftuan se, gjate 40 diteve jane eksportuar ne Athine 200 milione kilovat ore energji elektrike. Shitja e energjise drejt Greqise eshte aplikuar per shkak te situates se favorshme hidroenergjetike ne vend. Levrimi i energjise elektrike drejt Greqise, ka filluar ne daten 22 janar 2009 dhe ka perfunduar ne daten 28 shkurt 2009, jane shprehur burimet ne Ministrine e Energjetikes. Cmimi per njesi i shitjes se energjise elektrike ka qene cmimi i burses se Greqise, per cdo ore minus 4% qe konsiderohen humbjet ne rrjet. Greqia ka nder cmimet me te larta te rajonit dhe me te larta se cmimet e Serbise dhe te Malit te Zi, me te cilat Shqiperia ka mundesi transmetimi. "Kjo shitje energjie nuk behet ne dem te plotesimit te nevojave me energji te klienteve tarifore shqiptare, kusht i cili percaktohet ne modelin e tregut si dhe ne rregulloren e procedurave te shitjes ne fjale", - ka theksuar ministri Ruli, ne momentin qe ka bere publik lajmin e eksportit te energjise jashte vendit. Per sa i perket cmimit te energjise, burimet ne KESH thane se, eksportohet me cmime te larta. Ne keto kushte, edhe pse ne rregulloren e shitjes parashikohet qe duhet te shitet vetem me cmime/njesi me te larta se, cmimi i blerjes nga KESH sh.a., nga KESH u parashikua ne kontrate qe per muajin janar 2009, pavaresisht cmimeve te burses, cmimi/njesi minimal i shitjes te jete ne cdo rast 61 euro/ME/h, pra te pakten 1 euro/ME/h me i larte, se cmimi i blerjes nga OSSH sh.a. dhe te pakten 12 euro/ME/h me i larte se cmimi i blerjes nga KESH sh.a.", - ka shpjeguar ministri Ruli. Prodhimi i energjise eshte rritur dy here me shume fale situates hidrike ne vend. Qeveria ka miratuar propozimin e METE-s, per eksport te energjise elektrike duke i hapur rruge shitjes edhe ne situata te prurjeve normale, por gjithmone duke respektuar furnizimin normal me energji elektrike te konsumatoreve tarifore dhe mbulimin e humbjeve te energjise elektrike ne transmetim, duke mundesuar optimizimin e portofolit ekonomik te korporates.

Energjia e rinovueshme, projektligj i ri

Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes, (METE) po punon per hartimin e nje ligji te ri per burimet e rinovueshme, qe do te prezantohet se shpejti ne Kuvendin e Shqiperise. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, Genc Ruli u shpreh sot, gjate nje takimi ne Tirane per investimet ne hidrocentralet e vegjel se, ligji i ri do te synoje trajtimin e problemeve, per te cilat Qeveria Shqiptare eshte shume e interesuar dhe po punon ne menyre intensive per te shtuar prodhimin e energjise elektrike edhe nga burimet e rinovueshme. Ministri Ruli u shpreh se "Shqiperia, me pozicionin e saj gjeografik shume te mire dhe me burime te bollshme ujore, me shume dite me diell, ere, biomase, etj, krijon mundesi per shfrytezimin e energjise se prodhuar nga keto burime, qe do te kene impaktin e tyre ne zvogelimin e emetimeve te ndotesve ne atmosfere, duke marre ne konsiderate faktin se vendi yne ka firmosur dhe marreveshjen e Kyoto-s". Krijimi i nje kuadri ligjor dhe rregullator sa me te qarte dhe me transparent, por edhe te shpejte, eshte nje nga objektivat kryesore te METE-s-tha Ruli, i cili theksoi se, "Qeveria Shqiptare ka tashme te miratuar nje pakete ligjore, nenligjore dhe rregullatore per ndertimin me koncesion te hidrocentraleve"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›