E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Krimeve te Renda, probleme me ekzekutimin e leter-porosive

Tirane- Prokuroria e Krimeve te Renda ka zhvilluan dje analizen vjetore te punes. Ne kete analize mori pjese edhe kryeprokurorja Ina Rama. Gjate analizimit te punes se kryer gjate vitit 2008, kreu i Prokurorise se Krimeve te Renda, Olsian Cela, analizoi te gjithe punen e kryer si dhe veshtiresite e hasura gjate hetimit te ceshtjeve voluminoze.

I vetmi problem i cili ka penguar nje pjese te hetimeve, mesohet te kene qene ekzekutimi i leter-porosive. "Shume nga hetimet paraqiten veshtiresi per shkak te 23 leter-porosive ende te pa ekzekutuara, te cilat per vitin 2007 ishin 28 dhe per vitin 2006 ishin 40 leter-porosi. Ekzekutimi i tyre, lidhet me perspektiven e zgjidhjes se procedimeve per te cilat jane formuluar. Rastet me te shpeshta lidhen me kerkesat drejt Greqise dhe Italise, me nga 9 leter-porosi te pa ekzekutuara per secilin shtet", ka theksuar dje drejtuesi i Prokurorise se Krimeve te Renda. Me tej Cela ka theksuar se gjate vitit qe shkoi jane ekzekutuar vetem 6 leter-porosi, nga te cilat 2 nga Greqia, por asnje nga Italia, nje shifer shume e ulet nese i referohemi numrit te atyre ende te pa ekzekutuara dhe nevojes se ndihmes juridike per fakte kriminale te konsumuara jashte territorit te vendit tone. Lidhur me ecurine e punes gjate vitit te kaluar, drejtuesi i Prokurorise se Krimeve te Renda, deklaroi se pergjate vitit qe kaloi, jane hetuar 243 dosje dhe u derguan per gjykim 64 ceshtje, me teper se nje vit me pare. Gjate ketij viti ka perfunduar gjykimi per 76 ceshtje dhe jane ekzekutuar 47 vendime penale, per 105 te denuar. Vihet re se ka nje numer te konsiderueshem ceshtjesh, qe jane zgjidhur permes aplikimit te gjykimit te shkurtuar, gati 50% e tyre.

Ina Rama

Kryeprokurorja Ina Rama iu ka kerkuar dje, prokuroreve qe t'i jepet prioritet hetimit financiar te te pandehurve, te arrestuar per trafik droge, armesh, e trafiqe te ndryshme, te cilat jane kompetence e hetimit te kesaj prokurorie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›