Preshevaret kerkojne fakultet ne shqip
Drejtoria policore e Vranjes njoftoi se grafitet ishin shkruar ne muret e nderteses se Komunes se Presheves, Sherbimit Kombetar per Punesim, dhe te disa shtepive private. Pas shfaqjes se grafikeve, policia preshevare u konsultua me prokurorin publik komunal, duke e vleresuar rastin pa elemente per inicimin e ndjekjes penale per kryesit e saj. Ndryshe, stacioni policor ne Presheve punon ne kuader te Drejtorise policore ne Vranje. Nderkohe, ne Presheve po qarkullojne informata jozyrtare se policia e Vranjes tashme ka derguar nje njesi te saje speciale ne qytet, per te hetuar se kush qendron prapa shkrimit te grafikeve, duke kontrolluar madje edhe xhirimet e bera nga ana e kamerave te vezhgimit te bankave qe ndodhen ne Presheve.
Grafitet, sipas fjaleve te liderit te Partise per Veprim Demokratik, Riza Halimit, paraqesin "nje veprim legal te shprehjes se protestes".
"Te gjitha subjektet politike edhe me pare kane terhequr verejtjen per pranine e tepruar te pjesetareve te policise ne rajon, keshtu qe as une nuk shoh asgje diskutabile ketu, sepse keta grafite qartazi qe paraqesin nje pasqyrim te disponimit te opinionit lokal", tha Halimi per ditoren serbe 'Danas', duke perkujtuar edhe faktin se "rrefimi" per hapjen e nje Fakulteti te Mesuesise eshte i vjeter plote 6 vjet.
Halimi ka kritikuar hapjen e Shkolles per Afarizem ne Medvegje, duke e karakterizuar ate si "nje levizje joracionale", sepse atje ka pak shqiptare te moshes adoleshente. Nga ana tjeter, ai theksoi se ne Presheve dhe Bujanoc per cdo vit dalin nga teteqind maturante, te cilet edhe me tej s'kane kushte per shkollim ne vendlindjet e tyre.
"Fakti qe gjate bisedimeve te deritanishme me ministrat kompetent u deshmua si reale nevoja e hapjes se nje institucioni per shkollim te larte ne Presheve gjate tri viteve te ardhshme, tregon se nuk kemi shkuar larg ne zgjidhjen e problemit akut te arsimit, i cili pastaj pas vetes ngrehe edhe problemet tjera, sic eshte ai i pranimit te diplomave te Universitetit te Prishtines", theksoi Halimi. (e-Novine)