Fondet për romët, Totozani: Pyesni KE-në nëse ka pasur vjedhje
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka pritur dje në një takim ambasadorin e Gjermanisë, Helmut Hoffman. Thelbi i diskutimit mes tyre, që vijoi edhe në konferencën e përbashkët për shtyp, ishte çështja e komunitetit rom, ku z.Totozani iu përgjigj akuzave të bëra në media kohët e fundit, se shoqëria civile ka shpërdoruar fondet e BE-së, dhënë për këtë komunitet. Avokati i Popullit theksoi se akuzat mbështeten në fakte të pavërteta teksa bëri apel që debati të fokusohet të zgjidhjen e çështjes Rome. KE, sipas Avokatit të Popullit duhet të japë përgjigje nëse janë vjedhur fondet apo jo, dhe në çmënyrë janë përdorur ato. Shpesh opinionet, diskutimet e politikes janë gjëra pozitive, është e nevojshme që e vërteta të lindi nëpërmjet debatit, por tek ne zhvillohen debate mbi të dhëna jo të vërteta, si pasojë këto pështjellohen në acide, gaze, zjarre që nuk i shpërbejnë as të vërtetës dhe as Shqipërisë. Përpara se të nisnin debate të tilla, pyetjet duhet ti drejtohen KE-së, është vetë KE që duhet të japë përgjigje nëse janë vjedhur fondet apo jo, dhe pikërisht atje duhet të drejtohet edhe media. Debati i vërtetë duhet të jetë se çfarë duhet të bëjmë ne për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, të ndihmohen ata shqiptarë që jetojnë në kushte të vështira, disa jetojnë edhe jashtë, rrugëve, ky duhet të jetë debati që duhet të bëjmë ne, kjo është përgjegjësi e jona, e Ministrisë së Punës, Arsimit. Debatet politike sjanë punë e imja, tha Totozani. Ndërsa ambasadori Hoffman nga ana e tij u ndal tek përgjegjësia e institucioneve për zgjidhjen e çështjes rome. Ai theksoi se mbrojtja e kësaj kategorie nga dhuna, apo mungesa e strehimit është një nga kriteret e integrimit në Bashkimin Europian.