E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondi Monetar ikën nga Shqipëria

Tiranë- Fondi Monetar Ndërkombatër në vendin tonë do të jetë tashmë vetëm asistues e këshillues, nëse qeveria shqiptare do t’ia kërkojë një gjë të tillë. Qeveria shqiptare nënshkroi sot marrëveshjen e fundit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, (FMN), duke mbyllur kështu zyrtarisht programin e kësaj organizate në Shqipëri. Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani nënshkruan letrën e marrëveshjes së mirëkuptimit me FMN.

Kryeministri Berisha  e ka quajtur një mbyllje me krenari finalizimin e misionit të FMN-së në vendin tonë. “Ne firmosim sot fundin e një programi për të nisur një bashkëpunim të ri me FMN. Ky është një rast për të shprehur falënderimet e mia të sinqerta FMN-së, që nisi punën në Shqipëri në një periudhë kolapsi ekonomik dhe financiar në një inflacion tre shifror, një deficit buxhetor 49%  me një rënie dramatike të ekonomisë shqiptare”- tha Berisha në fjalën e tij përshëndetëse.

Sipas tij, kjo është një mbyllje fatlume dhe krenare, sepse ky program mbyllet në kushtet kur Shqipëria ka një stabilitet të shkëlqyer. “Mbyll vitin me inflacion 2.2%, me një rritje të madhe ekonomike”- tha ai.

Përfaqësuesja e FMN-së, An Margret-Uestin ka deklaruar se letra e mirëkuptimit midis Shqiperise dhe FMN do t’i paraqitet bordit në fund të janarit. “Gjatë këtyre viteve Shqipëria nga vend i zhvillimit të ulët ekonomik iu bashkua programit të vendeve të zhvilluara. Dhe gjatë këtyre programeve ne i jemi thelluar çështjeve që kanë të bënin me sistemin makroekonomik dhe reformave kyçe që kanë të bëjnë më stabilizim të ekonomisë”- tha ajo, duke i uruar Shqipërisë mirëseardhjen në listën e vendeve të survejuara nga FMN.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›