Fondi SHqiptar i Zhvillimit, nis konsultimet për rugën e komunës Pezë

Më shumë se 6 mijë banorë të 10 fshatrave të komunës Pezë në rrethin Tiranë do të gëzojnë komunikimin midis tyre dhe me rrugën nacionale Tiranë -Ndroq, falë investimit të Fondit SHqiptar të Zhvillimit për jetëzimin e rrugës Peze e Madhe-Pezë e Vogël sipas parametrave bashkohorë , në këtë zonë jo vetëm me potenciale të zhvillimit bujqësor dhe blektoral, por edhe kulturor.
Konsultimi me publikun është një procedurë e vazhdueshme që FSHZH kryen përpara nisjes së projektit për të informuar banorët në lidhje me ndikimin social dhe mjedisor të projektit të ri, të analizuar nga ekspertët e mjedisit dhe inxhinierët e projektit.
Sipas projektit rruga do të jetë me një gjatësi 5.2 km e pajisur me trotuare, hapsira parkimi dhe mbi 80 vepra arti. Drejtori ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, tha ky investim i ri është pjesë e një sërë ndërhyrjes që ky fond ka kryer në qarkune Tiranës, punimet e së cilës fillonjë në muajin nëntor.
Vetë qytetarët shprehen se kjo rrugë do krijoje risi dhe lehtësira. Gjatë kësaj periudhe FSHZH ka financuar 17 segmete rrugore me një gjatësi totale prej 100 km, investime të fokusuara në zona rurale me potenciale të zhvillimit të sektorit bujqësor dhe atij blektoral.