Mjekët në shkolla,Tavo: Angazhim maksimal për nxënësit

Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo u tërheq vëmendjen mjekëve të shkollave të jenë më të përgjegjshëm.
Sipas tij, janë shumë nxënës që nuk janë në dijeni të mjekut të shkollës të cilët kryejnë shërbimin në institucionet e arsimit.
Ministri Tavo pohoi se Ministria e Shëndetësisë do të ketë angazhim maksimal të shërbimeve shëndetësore në shërbim të nxënësve.
Shërbimi shëndetësor shkollor në kryeqytet përbëhet nga 46 mjekë të përgjithshëm dhe 77 mjekë stomatologë, të cilët mbulojnë 74 shkolla të qytetit dhe 8 shkolla në fshat.