E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Jasharajt, frymëzim për të ecur përpara

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Republikën e Kosovës, ka vizituar sot Kompleksin memorial "Adem Jashari" si dhe kullën e kësaj familjeje, ku është pritur nga i zoti i kësaj kulle, Rifat Jashari.
 

Presidenti Nishani ka çmuar lart sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të të gjithë familjes, duke thënë se është koha që sakrificat e bëra për liri nga Jasharajt dhe të gjithë të tjerët, janë kthyer në një realitet, i cili, sipas tij, na motivon për të ecur përpara.
 

"Natyrisht është pjesa më emocionale e vizitës. Është momenti kur ne të shohim se si sakrificat e mëdha dhe sublime që u bënë nga komandant Adem Jashari, nga të gjithë luftëtarët që ranë për liri, sot janë kthyer në një realitet, i cili na motivon për të ecur të gjithë përpara nga e ardhmja dhe nga zhvillimi", ka thënë ai.
 

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani që nga dje po qëndron në vizitë në Republikën e Kosovës me ftesë të Presidentes së vendit, Atifete Jahjaga.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›