Kreu i ri i Bankes Boterore do te perballet me sfida te shumta

Presidenti Obama emeroi Presidentin e Kolegjit Dartmouth Jim Yong Kim per postin e presidentit te ardhshem te Bankes Boterore. Qe nga viti 1944 kete institucion e ka udhehequr vazhdimisht nje amerikan. Por me fuqizimin e vazhdueshem te ekonomive ne zhvillim nje numer me i madh vendesh duan te kene ndikim ne menyren se si zhvillon biznes Banka Boterore.
Dr. Kim eshte nje nga 3 kandidatet per postin e Presidentit te Bankes Boterore. Ai eshte mjek me profesion dhe ka punuar me pare ne Organizaten Boterore te Shendetesise. Kandidatet e tjere jane Ministrja e Financave e Nigerise Ngozi Okonjo-Iweala dhe ish Ministri i Financave i Kolombise Jose Antonio Ocampo. Megjithate Drejtori i Qendres Evropiane per Politika Ekonomike Nderkombetare Fredrik Erixon thote se kandidati amerikan eshte ai me preferuari per postin e presidentit te Bankes.
Mendoj se kjo ceshtje eshte pothuajse e mbyllur sepse kandidati i emeruar nga Shtepia e Bardhe do ta marre postin thjesht ngaqe SHBA dhe Evropa mundet ta miratojne kandidaturen e tij. Dhe kjo do te thote se ai do te fitoje. Por une mendoj se ai ashtu sikurse edhe kandidatet e tjere duhet te pyetet qe te parashtroje planet e tij per punen e Bankes Boterore. Ata duhen pyetur ne vecanti se si duan ta reformojne Banken Boterore per te rigjalleruar rolin e saj ne zhvillimin ekonomik.
Zoti Erixon po ashtu thote se duke qene se ky eshte nje vit zgjedhjesh presidenciale ne SHBA nuk ka shume gjasa qe nje person tjeter dhe jo nje amerikan te behet president i Bankes.
Edhe po te mos ishte vit zgjedhjesh Shtetet e Bashkuara do te kishin dashur qe Presidenti i Bankes te ishte amerikan. Por kete vit eshte akoma me e rendesishme per ta qe kandidatura amerikane te fitoje. Perndryshe Presidenti Obama do te akuzohej nga republikanet se ka qene i bute ne politiken e jashtme dhe ne mbrojtjen e interesave amerikane jashte vendit ose si nje president qe nuk merr rol drejtues ne bote.
Ai thote se presidenti i ardhshem i Bankes Boterore mund te perballet me me teper presione se sa presidentet e meparshem te Bankes.
Tani jemi ne nje kohe kur shume vende ne zhvillim e kane vazhduar rritjen ekonomike nderkohe qe SHBA Evropa dhe fuqi te tjera te vjetra ekonomike kane pesuar renie te ekonomise. Dhe natyrisht qe kjo situate ka forcuar nje prirje te re mes vendeve ne zhvillim duke bere qe ato te kene me teper ndikim ne politikat ekonomike boterore.
Dhe shton zoti Erixon ata duan qe ky ndikim te zgjerohet edhe tek Banka Boterore.
Po shohim qe shume vende ne zhvillim kerkojne ndryshim ne procesin e zgjedhjes se drejtuesve te Bankes Boterore dhe FMN-se.
Ne fakt kjo u pa vitin e kaluar kur drejtuesi i FMN-se Dominique Strauss-Kahn dha doreheqjen per shkak te nje skandali seksual. Postin e tij e mori Kristine Lagarde ish ministrja franceze e financave. Drejtori i Qendres Evropiane per Ekonomine Politike Boterore e krahason situaten e rritjes se ndikimit te G-20 ne raport me G-8.
Vendet ne zhvillim sot perfaqesojne nje pjese te rendesishme te ekonomise boterore qe do te thote se cdo here qe udheheqesit boterore takohen per te vendosur mbi politikat e reja ne bisedime duhet te marrin pjese edhe keto vende. Ne se i hedh nje veshtrim per shembull rritjes ekonomike ne vitin 2012 75 per qind e rritjes se ekonomise boterore vjen nga vende jashte Perendimit te vjeter ne se do ta quanin keshtu.
Rritje ekonomike ka patur si ne vendet aziatike edhe ne ato afrikane. Zoti Erixon thote se vendet ne zhvillim ndoshta do ti kerkojne presidentit te ardhshem te Bankes Boterore ti permiresoje procedurat per dhenien e kredive dhe te huave dhe ta beje Banken me pak burokratike.
E dyta eshte se duhet gjetur nje ekuiliber mes vendeve me rritje ekonomike te shpejte si ato te Azise Lindore dhe ne disa rajone te Afrikes dhe vendeve qe ende nuk kane nje rritje te madhe ekonomike. Keto lloj vendesh do te kene nevoje per nje ndihme te ndryshme nga banka Boterore. Dhe gjetja e nje ekuilibri do te jete dicka e veshtire te arrihet por teper e rendesishme.
Presidenti i ardhshem i Bankes Boterore i cili do te zere vendin presidentit aktual Robert Zollik pritet te shpallet para takimeve te pranveres te Bankes Boterore qe fillojne me 20 prill.