Fondi i granteve, rriten kërkesat
18/07/2009 Për 2009-n përfitojnë vetëm 2-3 biznese, pasi këtë vit do të disbursohen projektet e 2008-s
Nga 75 milionë lekë për tre vjet do të përdoren 57 milionë lekë. Kërkohet rritje e fondeve
Bizneset rrisin kërkesën për të përfituar nga Fondi i Granteve të Konkurrueshmërisë. I krijuar prej dy vitesh ky fond në ndihmë të SME-ve vlerësohet si gjetje në ndihmë të komunitetit të biznesit dhe një instrument financiar me impakt pozitiv, edhe pse në shifra modeste. Në raportin e progresit, Ministria e Ekonomisë dhe AlbInvest bëjnë të ditur se ky fond është një perceptim i ri në opinionin e mjedisit të biznesit ndaj qeverisë, duke e parë si partner që punon për rritjen dhe fuqizimin ekonomik të vendit. Megjithatë, fondi i këtij viti do të jetë i kufizuar sepse nga djegia e parave të planifikuara në vitin 2007, për vitin 2009 mund të përfitojnë vetëm 2-3 biznese, ndërkohë që kërkesat janë rritur. “Fondi i parashikuar për këtë vit do të disbursojë projektet e lidhura në vitin 2008. Pra, nga shuma totale prej 75 milionë lekësh në tre vjet do të përdoren rreth 57 milionë lekë”, - theksojnë ekspertët.
Bizneset përfituese
Kjo ishte një provë për kompanitë shqiptare, se sa të afta ishin ato në thithjen dhe përfitimin e këtij fondi. Madje i vuri këto kompani në një reflektim të thellë mbi prioritetet e tyre në investime si dhe në radhën e investimeve për të pasur një kompani të suksesshme në treg. Por fondi limit deri në 1 milion lekë për shumë projekte që kërkonin fonde të mëdha nga biznesi nuk u konsiderua një ndihmë e madhe. “Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me strukturat e saj, ka parashikuar përsëri në Programin Buxhetor Afatmesëm që ky fond të vazhdojë edhe për tre vitet e tjera 2010-2012. Ndërkohë, edhe vlera e këtij Fondi është kërkuar të rritet nga 25 milionë lekë në vit në 35 milionë lekë në vit”, - theksohet në raport. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bashkë me agjencinë zbatuese Albinvest me anë të këtij Instrumenti Financiar, vlerësojnë se jo vetëm u rrit reputacioni i tyre te biznesi, por u krijua një eksperiencë për shtimin e gamës së instrumenteve të tjerë financiarë në dobi të rritjes ekonomike të vendit. Ndonëse Skema e Grantit u bë operative në 6-mujorin e dytë të vitit 2007, për këtë periudhë aplikuan duke u regjistruar 60 kompani biznesi dhe u morën në shqyrtim dhe u vlerësuan nga Komisioni i Aprovimit 36 aplikime, të cilat lidhën kontratat për realizimin e projekteve me Albinvest. “Si rezultat i angazhimit dhe punës së mirë promovuese të bërë nga Albinvest, si dhe të qëllimit mjaft të dobishëm të kësaj skeme është arritur të ketë një interes mjaft të lartë nga kompanitë e ndryshme të biznesit privat, për të përfituar nga ky projekt”, - thonë ekspertët. Vlera e Fondeve të Grantit të kontraktuara për këto kompani gjatë kësaj faze të parë arriti në 25.5 milionë lekë ose 100 për qind e fondit të parashikuar për vitin 2007. Deri më tani, nga AlbInvest është bërë shpërndarja apo rimbursimi i 2,5 milionë lekëve për 3 kompanitë e para që përfunduan projektet e tyre me sukses.
Përdorimi i fondeve
Deri në fund të vitit 2008, sipas të dhënave zyrtare në Albinvest, janë regjistruar për të përfituar nga Skema Grant me Ndarje Kostosh mbi 110 kompani dhe janë aprovuar nga Komisioni i Aprovimit 64 projekte me një vlerë prej 48,6 milionë lekësh. Në raportin e tyre ekspertët theksojnë se për këtë periudhë, përdorimi i fondit është realizuar në masën 97.2 për qind, ndërkohë që vlera e fondit të parashikuar për t’u angazhuar gjatë periudhës 2007– 2008 ka qenë 50 milionë lekë, ndërsa vlera mesatare e çdo projekti fitues, vetëm për pjesën që përfiton nga Skema Grant me Ndarje Kostosh është në vlerat 760 mijë lekë. Gjithashtu, nga 64-projekte të aprovuara, 37 prej tyre janë realizuar fizikisht, nga të cilat 28 prej tyre janë disbursuar edhe financiarisht duke u paguar në total rreth 19,5 milionë lekë.
Zbatimi
Për të mundësuar zbatimin e Fondit Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në periudhën mars-qershor ’07 u angazhuan në përgatitjen e dokumentacionit bazë të funksionimit dhe zbatimit të Fondit si një Skemë Grant për Ndarjen e Kostove me 50 për qind, por pa kaluar vlerën grant prej 1 milion lekë. Në këtë dokument u përcaktuan rregullorja ose manuali i Funksionimit të Skemës së Grantit, marrëveshja e Skemës së Grantit, që do të duhej të lidhet midis AlbInvest dhe kompanive përfituese, formularët e regjistrimit, aplikimit dhe të vlerësimit të projektit, të adresuara për aplikantët e mundshëm, si dhe broshura të ndryshme informuese në funksion të sensibilizimit dhe informimit të përfituesve dhe partnerëve.
Problematika
Gjatë zbatimit të FGK-së një pjesë e kompanive nuk arritën të respektonin të gjitha kërkesat dhe afatet e përcaktuara paraprakisht. Sipas dokumentit, probleme pati me mosdisbursimin në kohë apo mospërdorimin e një pjese të këtij Fondi, në veçanti në vitin 2007. Kështu, ekspertët në analizë theksojnë se projektet e propozuara nga disa biznese nuk kanë përmbushur kriteret e caktuara. Janë vënë re gjithashtu vonesa në realizimin e projekteve të kontraktuara, të cilat kanë sjellë edhe shtyrjen në kohë të disbursimit të pjesës që përfitonin nga Fondi, apo mosparaqitja e dokumentacionit të plotë dhe të saktë, si fatura tatimore, deklarata doganore, akte të tjera, që vërtetojnë dhe justifikojnë përfundimin e projektit, me qëllim disbursimin e pjesës së Fondit të përcaktuar për këto projekte.
Çfarë është fondi?
Fokusi kryesor i asistencës me fonde financiare janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë të orientuara apo potenciale për të eksportuar mallrat dhe shërbimet e tyre në tregun e huaj, veçanërisht në atë të BE-së. Në shkurt 2007 u krijua “Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë”, me vlerë vjetore prej 25 milionë lekësh, për një periudhe 3-vjeçare, si mbështetje financiare për SME-të, i cili do të administrohej nga Agjencia “AlbInvest”. Ky fond u krijua në përgjigje të nevojave të biznesit shqiptar eksportues për mbështetje teknike dhe financiare.
Shpërndarja gjeografike
Nga ana gjeografike “Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë” ka pasur një përdorim më të harmonizuar, ndonëse zonat e Tiranës, Shkodrës, Durrësit predominojnë, gjë që lidhet edhe me përqendrimet më të mëdha të bizneseve në këto zona, por shikohet gjithashtu një shpërndarje relativisht e ekuilibruar sipas prefekturave. Gjithashtu, sipas ekspertëve, interes për këtë fond kanë treguar edhe sektorët e tjerë si ato të prodhimit të lëndëve të ndërtimit, industrisë tekstile, përpunim druri dhe mobilieri.