Rritet norma e kthimit nga bonot e thesarit
17/07/2009 Letrat me vlerë
Norma e kthimit për investimet në bonot e thesarit me maturim 12-mujor rezultoi 8.56 për qind ose 0.3 pikë përqindjeje më e lartë se në fund të muajit dhjetor të një viti më parë. Kështu vlerësohet në Raportin e Stabilitetit të Bankës së Shqipërisë. Sipas raportit, gjatë vitit 2008, të njëjtën prirje rritëse pati edhe norma e kthimit nga investimi në bonot e thesarit me afat maturimi 6-mujor, ndërsa norma e kthimit nga investimet në bonot e thesarit me afat maturimi 3-mujor qëndroi mesatarisht pranë nivelit 6.25 për qind, pothuaj e njëjtë me normën bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë. Gjatë vitit 2008, preferenca e bankave për të investuar në instrumentet afatgjata ka vazhduar të rritet dhe kërkesa për to ka qenë e qëndrueshme. Veçanërisht në dy muajt e fundit të vitit, u vu re një hezitim i bankave për të investuar në tregun parësor të letrave me vlerë të borxhit të qeverisë, për shtim të vlerës së investuar ose riinvestim të saj. kështu vlerësohet në raportin e stabilitetit të bankës së Shqipërisë.