E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni turistik, shtohet kërkesa për monedhën vendase

17/07/2009  Forcimi i lekut

Leku vazhdon forcimin kundrejt monedhave të huaja. Agjentët në tregun e këmbimit valutor bëjnë të ditur se tendenca është drejt forcimit të mëtejshëm që nga fundi i muajit të kaluar dhe fillimi i këtij muaji, sidomos ndaj euros dhe dollarit. Në tregun e këmbimit valutor, një dollar është blerë me 91,6 lekë dhe është shitur me 92,2 lekë, duke vazhduar të humbasë terren ndaj lekut. Ndërkohë, para një muaji një dollar është blerë me 98 lekë dhe është shitur me 98,5 lekë, ndërsa para tre muajsh një dollar është blerë me 101 lekë dhe është shitur me 101,5 lekë. E njëjta situatë vihet re edhe për kursin e këmbimit të monedhës vendase me euron. Një euro është blerë me 127,3 lekë dhe është shitur me 127,9 lekë, ndërsa para 10 ditësh një euro është blerë me 130.3 lekë dhe është shitur me 130,9 lekë. Ekspertët theksojnë se leku paraqet qëndrueshmëri ndaj valutave të tjera, duke u pozicionuar në një situatë favorizuese si pasojë e efekteve të sezonit veror, ardhja e emigrantëve për pushime apo turistët nga Kosova dhe Maqedonia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›