E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi per perfaqesite diplomatike 323 milione leke

Nga 2.1 miliarde qe eshte fondi per MPJ 85 milione do te perdoren per ambasadat e reja

Qeveria do te shpenzoje 323 milione leke per ambasadat shqiptare. Buxheti i vitit 2011 per Ministrine e Jashtme kap nje vlere totale prej 2.1 miliarde lekesh nderkohe qe 323 milione do te perdoren per ambasadat aktuale dhe 85 milione leke jane parashikuar per hapjen e kater ambasadave te reja ne vitin e ardhshem. Per 51 perfaqesite diplomatike jashte Shqiperise fondi prej 323 milione lekesh eshte i vogel ne baze te perllogaritjeve stafi i nje ambasade per nje vit ka te nevojshem minimalisht nje fond prej 50 mije eurosh. Pamjaftueshmerise se fondeve i ka paraprire edhe opozita. Deputeti i PS-se Ilir Gjoni beri me dije se eshte nje situate alarmante per sa i perket nivelit te sigurise se perfaqesive tona diplomatike. Ky buxhet nuk e adreson kete problem akut.

Ambasadat e reja

Dy konsullata shqiptare njera ne Krete te Greqise dhe tjetra ne Mynih te Gjermanise priten te hapen ne vitin 2011 nga Ministria e Jashtme. Po keshtu diplomacia e jashtme do te zgjeroje misionin e saj duke synuar hapjen e ambasadave edhe ne Australi dhe Afriken e Jugut. Fondi i parashikuar per hapjen e tyre pritet te kape nje vlere prej 85 milione lekesh. Kerkesa e Ministrise se Jashtme per shtimin e buxhetit per vitin 2011 ka marre shkas nga nje grup diplomatesh shqiptare te cilet i kane kerkuar kryediplomatit shqiptar te programoje fondin e personelit qe shoqeron nepunesin ne perfaqesine diplomatike gjate hartimit te treguesve te projektbuxhetit per vitin e ardhshem.

Pagat e diplomateve

Nje ambasador shqiptar paguhet mesatarisht ne muaj 1300 euro. Shteti shqiptar pervec pageses mujore shpenzon edhe te ardhura te tjera per qirane e baneses se nje diplomati dhe shpenzime per sigurimet shendetesore te tij dhe partnerit. Po keshtu ne buxhetin e nje diplomati shteti shqiptar vendos edhe shpenzimet per arsimimin dhe shkollimin e femijeve te diplomateve. Konsulli i pergjithshem ministri Fuqiplote dhe ministri keshilltar ne baze te vendimit te qeverise shqiptare paguhen mesatarisht ne muaj 951 euro. Keshilltaret e zakonshem te ambasadorit paguhen 703 euro ndersa sekretari i pare dhe konsulli paguhen 634 euro. Ndersa sekretari i dyte dhe i trete i ambasades shperblehen me pagesen mujore 480 euro. Atasheu i ambasades ka pagesen me te vogel nga stafi diplomatik i cili merr ne muaj vetem 370 euro. Ne diference nga viti i kaluar buxheti i Ministrise se Jashtme ka pesuar nje rritje prej 12.5. Diplomacia shqiptare ne vitin 2011 pretendon te kete rritje te imazhit te saj duke perfshire ne kete pike edhe ceshtjet kulturore dhe ekonomike por edhe realizimin e detyrimeve ne fushen e sigurise dhe mbrojtjes.

Po keshtu ne muajin shtator 2010 Ministria e Jashtme eshte ankuar prane Kuvendit dhe Ministrise se Financave se institucionet e tjera i kane borxh Ministrise se Jashtme 9.6 milione euro dhe nuk kane paguar asgje ne sherbimet e tyre jashte Shqiperise. Per kete fenomen dhe per kete kosto te larte borxhi Ministria e Jashtme ka reaguar me shkresa zyrtare por nuk ka marre asnje pergjigje konkrete.

Ligji

Problemet e diplomacise shqiptare mund te gjejne nje rruge disiplinimi permes ndryshimeve te pritshme ligjore. Edhe pse ende nuk ka nje referim zyrtar apo ndjekje te procedurave konkrete Ministria e Jashtme ka nisur te ideoje disa nderhyrje ne ligjin ekzistues Per sherbimin e jashtem te cilat do te sugjerohen me pas per miratim nga Parlamenti. Burime nga ky institucion bene te ditur se ne funksion te korrigjimit dhe shmangies se disa ceshtjeve qe deri me tani kane qene jashte objektivit juridik do te trajtohen me synimin per te rregulluar. Edhe pse ende nuk njihet asgje konkrete eshte me vend te kerkohet kjo nderhyrje ne realitetin e krijuar ne diplomacine shqiptare i cili ka nxjerre ne siperfaqe disa probleme te njohura edhe prej vete Ministrise se Jashtme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›