E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nje shesh per Nene Terezen ne Rome

Rome 23 shtator NOA/Milena Selimi - Kryebashkiaku i Romes Gianni Alemanno ka deklaruar se se shpejti do ta emertoje nje shesh te Romes me emrin e Nene Terezes ne 100 vjetorin e lindjes se saj.

Ai tha se perfaqesues te komunitetit shqiptar i kane bere kete kerkese dhe tani po shqyrton me hollesi detajet per plotesimin e saj.

Nje shesh kushtuar Nene Terezes eshte per Romen nje dhurate qe na nxit te jemi te ndjeshem ndaj problemeve sociale tha Alemano.

Lajmi u publikua gjate ceremonise solemne qe u zhvillua ne kryeqytetin italian ne nder te nobelistes shqiptare.

Ne takim ishin te pranishem perfaqesues te institucioneve italiane dhe shqiptare autoritete te larta te kishes katolike kardinale drejtues te larte kishtare dhe bashkepunetore te Nene Terezes e cila kishte nje lidhje te forte me Romen.

Nene Tereza u shpall qytetare nderi e kryeqytetit italian ne vitin 1996.

m.s/mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›